Nëse nuk arrini të dobësoheni pavarësisht përpjekjeve të bëra, atëherë mos nxitoni të lini ushtrimet. Disa ndryshime të shpejta mund t’ju ndihmojnë të jepni 2 deri në 4 kg për 3 javë.
Konsumoni karbohidrate në masën e duhur
Ekuilibroni marrjen e karbohidrateve duke marrë më shumë në disa ditë e në disa të tjera më pak. Veçanërisht gjatë ditëve që konsumoni proteina dhe zarzavate të pasura me fibra pakësoni edhe më shumë marrjen e karbohidrateve.
Ky lloj qëndrimi zigzag do të mbajë aktiv metabolizmin, transmeton Telegrafi.
Lërini ushtrimet për një javë
Ndonjëherë e keni të vështirë të dobësoheni sepse trupi juaj nuk pushon sa duhet. Nëse ndodheni në kufirin e ushtrimeve të tepërta trupi juaj do të mbajë shumë ujë dhe nuk do të mund të rezistojë.
Pushimi për një javë do të ndihmojë në rigjallërimin e metabolizmit dhe ekuilibrit te ujit.
Ndryshoni mënyrën e ushtrimeve
Nse bëni të njëjtin ushtrim për një kohë të gjatë, atëherë nuk do të keni përmirësime.
Duke pakësuar kohën e pushimit në mes ushtrimeve dhe duke nxjerrë në 10 numrin e ushtrimeve brenda javës mund të përshpejtoni procesin e djegies së kalorive.
Merrni më shumë proteina
Një rrugë tjetër e dobësimit me 2 kg është dhe rritja e sasisë së proteinave në ushqim. Në këtë mënyrë do të parandaloni humbjen e muskujve pa yndyrë. Muskujt do të rikthehen shpejt në gjendjen e mëparshme.
Rritja e sasisë së proteinave do të rrisë dhe mesataren metabolike. Për të rritur sasinë e proteinave konsumoni shumë mish pulë, mish pa yndyrë, të bardhën e vezës, peshk dhe djathë fshati me pak yndyrë.