Thirja në grup është e lehtë për tu bërë, qoftë me video apo vetëm zë.
WhatsApp është aplikacioni i njohur, në pronësi të Facebook, ku prej kohësh ka mbështetur thirrjet me zë dhe me video, e që nga 2018-ta prezantoi edhe bisedat në grup, shkruan Indeksonline.
Ju mund të bëni telefonatë në grup me deri në tetë përsona njëkohësisht.
Më parë ju duhet të filloi një telefonatë me një person me zë apo video dhe me pas mund të shtoni pjesëmarrës të tjerë për ta bërë telefonatën në grup. Por sidoqoftë ka edhe një mënyrë më të lehtë për ta bërë këtë.
Ju së pari duhet të bëni një grup në Whatsapp me personat që dëshironi. Për të bërë grupin shkoni së pari te Chats tab dhe pastaj zgjedhni More options e më pas New Group.
Pastaj nga biseda juaj në grup, klikoni ikonën e telefonit, sipër në të djathtë. Më pas do të shihni një listë nga e cila jeni në gjendje të zgjidhni deri në shtatë pjesëmarrës të tjerë për thirrjen.
Nëse njerëzit në grup nuk janë në kontaktet tuaja, ata nuk do të shfaqen në këtë listë.
Pastaj klikoni në ikonën e videos, apo në ikonën e telefonit nëse thjesht dëshironi thirrje me zë.