×
  • Lajme
  • Lajme

    Si shërohet nga COVID-19 dikush që mbetet pa punë kur shteti as ilaçet s’ia siguron?

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Skender Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës ka thënë se masat e marra nga Qeveria e Kosovës janë kundër qytetarëve dhe bizneseve.Ai duke paralajmëruar largim të shumë punëtorëve nga puna kërkoi nga ekzekutivi që t’i kompensojnë ata sektorë të biznesit që ia kanë kufizuar apo ndaluar punën.“Ne jemi në takim me bizneset dhe gjendja është shumë e rëndë. Pas takimeve që kemi pasë ne si Odë kemi kundërshtuar masat duke marrë parasysh problemet që kemi edhe si rezultat i COVID-19, por edhe për shkak të paaftësisë së Qeverisë për masat e ndërmarra”.

    “Për një pjesë të madhe të punëtorëve që largohen nga puna Qeveria duhet të ofrojë mbështetje për atë kohë sa janë të papunë. Ne kemi probleme edhe me Ligjin për Rimëkëmbje që s’po merren parasysh kërkesat e bizneseve edhe pas diskutimeve që kemi pasë me institucionet nuk po shqyrtohen kërkesat tona. Shteti po hesht ndaj gjendjes së rëndë të bizneseve”.
    Krasniqi në Info Magazine tha se Kosova po merr masa për kufizime njësoj sikur vendet tjera të rajonit dhe BE-së, por nuk po vepron njëjtë edhe me vendimet tjera për kompensime.“Nëse në vende tjera kufizohet ose ndalohet puna e një sektori atëherë shteti i përkrah ata sektorë/ Tek ne s’e bëjnë këtë dhe s’kemi përkrahje as për të papunët, as për ata që mbesin pa punë këtë kohë”.

    “Gjatë gjithë kësaj kohe të pandemisë të gjitha shtetet kanë ndërruar ligje qoftë me përkrahje të prodhimit vendor, qoftë duke i liruar nga TVSH-ja. Asnjë vendim s’u marrë nga Qeveria jonë për t’u përkrahur mjaftueshëm bizneset. Ne duhet të veprojmë në përputhje me situatën. Me këtë vendim 70 për qind e Kosovës është në të kuqen, pra të gjitha qytetet kryesore janë në zonën e kuqe”.Krasniqi tha se ekziston edhe një problem më i madh për shëndetin e të papunëve.“Si do të shërohet një i papunë që preket nga COVID-19 kur as mjekësia shtetërore si jep medikamente të mjaftueshme? Nëse nuk është i punësuar dhe shteti nuk i jep mjete për shërim është më i rrezikuar kur të është i papunë. Është gjendje e tmerrshme e punësimit në Kosovë. Sa është shkalla e përkrahjes së punëtorëve të papunë, ose ata që janë të sëmurë? Në të gjitha aspektet jeni tmerr edhe merrni shembull Gjermaninë. Por kur shteti gjerman e çon dikë në shtëpi ia sigurojnë edhe mjetet”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.