Një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar në shkrepjen e armës pasditen e të dielës në Golem të Shkodrës.
29-vjeçari Renaldo Kola, mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Top Channel.
Autori i dyshuar është shtetasi Marjo Kroni. Ata kanë qenë duke udhëtuar në dy automjete të ndryshme, dhe janë takuar fillimisht në rrugën kryesore të fshatit ku kanë nisur të debatojnë dhe më pas është përdorur arma e zjarrit. Autori dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri duke qëlluar katër herë në drejtim të 29-vjeçarit.
Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një konflikt i hershem mes tyre.