Almeda Abazi ka pranuar faktin se fëmijët e saj mësojnë edhe turqisht edhe shqip.
Së fundi është publikuar një video e rrallë, ku i biri i saj shihet duke folur shqip.
Bukuroshja shqiptare ka kaluar fundjavën me fëmijët e saj në park dhe ka shfrytëzuar rastin të ndajë me të gjithë ndjekësit disa video të ëmbla.
“Kush jam unë, Efe?”- e pyet modelja të birin i cili i thotë: “Mami”. Më pas ajo i drejtohet: “Të dua shumë!”, teksa Efe përsërit pas saj.
Kjo është një nga videot shumë të rralla të Efes në gjuhën shqipe.
Almeda jeton prej vitesh në Turqi ku ka krijuar familjen me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.
Përveç fëmijëve, Almeda përpiqet t’i mësojë edhe partnerit, traditat e gjuhën tonë, madje shpesh aktori shkruan në gjuhën shqipe në rrjetet sociale.
Çifti e ka vizituar shpesh vendin tonë dhe jo më larg se verën e kaluar ata zgjodhën jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre të pushimeve.