×
  • Opinione
  • Opinione

    Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës

    Mero Baze
    25 Prill 2025

    Nga: Mero Baze

    Të gjitha kritikat ndaj stilit të fushatës së Edi Ramës mund të hapnin debat. Mund të hapej debat përzgjedhja e bufit si simbolikë e kënetës, përzgjedhja e Lulit për gallatë, përzgjedhja e grave si aleate kundër burrave dembelë të Shqipërisë, përzgjedhja e të rinjve në politikë pa ndonjë filtër, e shumë gjëra të tjera.

    Por problemi kryesor që ka fushata e Edi Ramës tani është se ajo po udhëheq opozitën.

    Fillimisht harxhuan energji pa fund për të pastruar biografinë e bufit si shpend, duke e nxjerrë të preferuarin e Afërditës në Greqinë e lashtë dhe simbol të zgjuarsisë. Epo mirë, atëherë ramë dakord që Berisha është buf i zgjuar.

    Pastaj iu turrën Lulit: “Pse Rama ta var ty, e nuk i vë veshin Doktorit?” E lartësuan Lulin, e nxorën nga anonimiteti në krye të rrjeteve sociale për një javë, derisa e kuptuan gabimin.

    Pastaj i mori Rama përdore në Dibër dhe u shau burrat “çyrykë”. Këtu nuk duruan fare – dhe disa me “q” e disa me “ç” – filluan të na shpjegojnë që nuk janë ç(q)yrkë, por janë burra zakoni, se i kanë gratë burrnesha. Ndërkohë që Rama vazhdon e shpjegon, si gjoja i indinjuar, se kush janë “çyrykët” që ka ai parasysh, ata ngulin këmbë se nuk janë “çyrykë”, në kor, nga Kukësi në Konispol.

    Më tej Rama shkon në Spille dhe u kujton opozitarëve fushatën e 2007-s, kur i botuam fotot nudo, duke u thënë të rinjve: “E dini ç’më kanë bërë? Edhe fotot nudo m’i nxorrën!” Dhe këta tani kanë tre ditë që ankohen: “Pse u thua të rinjve që të kemi nxjerrë fotot nudo, se kjo është turp. Kërkon që të rinjtë të të shikojnë ty nudo?”

    Tani, unë e kam humbur një fushatë me ato foto nudo, duke mbështetur Olldashin, dhe i vetmi që nuk donte të botoheshin ishte Olldashi. Ndërsa ai që i botoi forcërisht ishte Berisha.

    Po si mund të fitosh një fushatë më 2025 me një budallallëk që e ke bërë vetë më 2007 – vetëm Berisha e di.

    Pastaj vijon dialogu i Ramës me Vrenozin, të cilin e ftoi në podcast, por ai nuk pranoi dhe shpërtheu një entuziasëm i madh opozitar. Dhe për të forcuar besnikërinë e tij, e nxjerrin para një salle me fëmijë dhe ai u tregon fëmijëve, vajzave dhe grave demokrate në sallë, se sa “të gjatë e ka pasur Ramën para 15 vitesh dhe sa të vogël e ka tani”. Dhe shpërthyen të qeshura.

    Pra, siç e shikoni, e gjithë fushata e opozitës, nga fillimi në fund, po udhëhiqet nga Rama. Ai zgjedh temat, ai zgjedh partnerët, ai zgjedh gallatat, ai zgjedh viktimat dhe PD-ja e Berishës shkon pas.

    Tani në fushatë elektorale media e ka me ligj që duhet të pasqyrojë fushatën dhe nuk mund ta injorojë këtë realitet. Është e detyruar të shikojë se si Edi Rama udhëheq edhe fushatën e vet, edhe fushatën e opozitës.

    Dhe mirë bën, se siç shihet qartë, Berisha është burrë plak me demencë dhe nuk duhet të mbajë shumë ngarkesë. Ka kush punon për të.

    Nga Rubrika
    Opinione27 Maj 2025
    Nga Ben Andoni: Zgjedhje të parakohshme, hetim të zgjedhjeve 2025, bandat pjesëmarrëse në zgjedhje, përdorimi i Administratës, Greva e Urisë janë disa...
    Opinione19 Maj 2025
    Shkruan: Prof.dr. Vaxhid Nuredini Akademia e Kosovës është themeluar më 20.12.1975, ndërsa Akademia e Shqipërisë në vitin 1972. Funksionimi i të dy...
    Opinione17 Maj 2025
    Nga: Gjeneral Piro Ahmetaj  Siç është gjerësisht e mirën johur, nesër, dt. 16 maj Tirana ka nderin të mikëpresë takimin e 6...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Një aksion i koordinuar ndërmjet Europolit, autoriteteve holandeze dhe atyre gjermane ka rezultuar me arrestimin e 18 personave, të cilët dyshohet se si...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, i cili është djali i Jakup Krasniqit, ka thënë se ai nuk do ta votojë...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arjeta Abazi, për FrontOnline ka folur pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke fajësuar...
    Lajme27 Maj 2025
    Familja e Ajup Ejupit, një qytetar nga fshati Zym i Dragashit, ka bërë një thirrje publike i cili ndodhet në gjendje të...
    Lajme27 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka realizuar një aksion treditor në kuadër të planit ROADPOL, me fokus kontrollin e mjeteve me dy rrota. Gjatë...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar uruar popullin shqiptar për zgjedhjet e parlamentare të mbajtura më 11...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.