×
  • Lajme
  • Lajme

    Si parashihet të jetë moti ditën e zgjedhjeve në Kosovë?

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Sipas ecurive aktuale sinoptike gjatë ditës së zgjedhjeve në Kosovë (E Diel 14 Shkurt) pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temperaturat do të shënojnë ulje të theksuar për shkak të depërtimit të ajrit të ftohtë siberik.

    Do të kemi erëra mesatare dhe të ftohta nga veriu dhe verilindja, në disa rajone herë pas here mund të ketë erëra të fuqishme veriore të përcjellura me reshje dëbore.

    Po thuajse në tërë territorin e Republikës së Kosovës do të jetë një ditë tipike dimërore, me erëra të akullta veriore dhe reshje të herëpashershme bore. Temperatura maksimale nuk do të arrijë deri në 0, pra gjatë tërë ditës në tërë Kosovën priten temperatura në minus, që do të thotë nën o gradë Celsius.

    Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga -6 deri në -3 gradë Celsius në nivel vendi, ndërsa ato minimalet pritet të luhaten nga – 6 deri në -12 gradë Celsius në viset më të ulëta, ndërsa në viset më të larta malore deri në -16 gradë Celsius.Ajo çfarë vlen të theksohet për këtë ditë është ndjesia subjektive e të ftohtit ose siç quhet në gjuhën angleze “Windchill”. Për arsye se priten erëra të ftohta veriore dhe borë ndjesia e “windchillit” do të jetë për disa gradë Celsius më e ulët, pra edhe pse temperatura reale mund të jetë -6 gradë Celsius për shkak të ndjesisë subjektive dhe dëborës do të duket sikur është -10 ose -12 gradë Celsius.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Koalicioni “Demokracia në Veprim” mbajti një konferencë për media, ku ofroi një vlerësim të periudhës parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve publike...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.