×
  • Lajme
  • Lajme

    Si ndodhi infektimi i nxënësve dhe mësimdhënësve në shkollat e Prishtinës?

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala për Front Online tha se në shumë shkolla kanë rezultuar disa nxënës pozitiv pas kontakteve që kanë pasur me shokët e klasën e të cilët virusin e kanë marrë nga familja.

    Për këto klasë, ajo thotë se është marr vendim që mësimi të vazhdojë në platformën online deri në rezultatet e reja.

    “Kemi një klasë në shkollën ‘Pavarësia’ ku një nxënës ka pasur pozitiv dikë në familje dhe është infektuar dhe në klasë pas testimit kanë dal 7 nxënës të infektuar. Gjithashtu edhe një klasë në shkollën ‘Naim Frashëri’, ku një nxënës, por e gjithë klasa kanë dalur negativ, mirëpo prapë edhe ata vazhdojnë me mësimin online. Mbrëmë kemi marrë rezultatet se në shkollën ‘Ismail Qemaili’, njëra nga klasët e 6-ta ku një nxënës për shkak të kontakteve në familje ka dalë pozitë, por është testuar e gjithë klasa dhe të gjithë kanë dalë negativ, mirëpo për dy javë e gjithë klasa vazhdon me mësim online”, është shprehur Shala.

    Sipas saj, problemi qëndron se të gjithë të infektuarit nuk kanë pasur asnjë simptomë dhe ka qenë e pamundur që të zbulohen këto raste pa testim.

    “Problemi kryesor është se këta po janë a-simptomatikë, në shkollën ‘Faik Konica’ nga këta 4 mësimdhënës asnjëri nga këta nuk ka pasur simptoma. Është testuar vetëm njëri për ta bërë një udhëtim jashtë vendit, ka dalë pozitiv, mbi bazën e asaj IKSHPK-ja ka vendosur që t’i testojë të gjithë mësimdhënësit e shkollës dhe aty kanë dalur edhe tre te tjerë që do të thotë se të 4 janë pa simptoma. Njëjtë edhe nxënësit janë pa simptoma, mirëpo vetëm duke u bazuar në rezultatet dhe hulumtime të kontakteve të IKSHPK-së kanë rezultuar edhe nxënësit negativë”, ka deklaruar Shala.

    Redaksia e ‘Front Online’, ka provuar të kontaktoi me Ministrinë e Arsimit për t’i pyetur se si është gjendja në shkolla e tjera të Republikës së Kosovës, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.

    Lajmi i plotë:

    Këto janë Shkollat e Prishtinës që u mbyllën për shkak të COVID-it, vendimet e reja të hënën

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka deklaruar se FSK-ja deri në vitin 2028 do të arrijë kapacitet e plota...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ushtarët hungarezë të KFOR-it kanë bërë dje ushtrime në kampin në Novosellë në fshatin Maxhunaj. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ushtrimet...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Anëtarja në Komisionin për Ekonomi nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi është deklaruar  lidhur me situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK)....
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar javën e kaluar  duke kërkuar rritjen e pagave të punëtorëve. Kërkesë tjetër...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ngjarjet e datës 8 nëntor: Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë mbi të gjeturat pas takimeve në disa komuna të Kosovës...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot pritet do të bëjë prezantimi i kandidatëve për deputetë nga dega e Rahovecit. Ai...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Moti për sot parashihet të jetë me pak vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Zenun Pajaziti nga PDK-ja me Vehbi Kajtazin, ka komentuar kthimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së dhe ndikimin që mund të...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ka shkaur në pesë  numri i të arrestuarve në aksionin e Antidrogës në Prizren. Gjatë bastisjes së një shtëpie, janë gjetur edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.