×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si ndikojnë në trurin tonë lajmet politike, këshillat e ekspertëve

    FrontOnline
    02 Shtator 2024

    Lajmet e ditës në vendin tonë janë të mbushura me politikë. Çdo edicion lajmesh nis me një ose shumë politikanë që herë flasin qartë e herë mes rreshtave, për probleme që i takojnë ose jo qyetarit të thjeshtë.

    Një studim i publikuar në revistën “Plus One”, ka analizuar pasojat fizike dhe emocionale të angazhimit qytetar në politikë nëpërmjet lajmeve.

    Sipas studimit, njerëzit po humbasin gjumin dhe janë në ankth për shkak të politikës.

    Si ndikohet organizmi?

    Kevin Smith nga Universiteti i Nebraskës, i cili ka kryer studimin, thotë se politika ka një ndikim të fortë dhe negativ në mirëqenien mendore të njeriut. Pas intervistave të 800 njerëzve që u përfshinë në studim, analistët zbuluan se 40 për qind e tyre ishin të stresuar prej politikës.

    Studimi tregoi se në 20 për qind të rasteve, mosmarrëveshjet politike ishin shkaku i prishjes së shumë miqësive. 4 për qind e njerëzve të intervistuar pranuan se kishin ndjenja që i nxisnin drejt vetëvrasjes për shkak të politikës.

    11.5 për qind e tyre thonë se kishin probleme shëndetësore prej saj. 31.8 për qind pranuan se televizionet, politika editoriale e të cilave binte ndesh me pikëpamjet e tyre politike, i bënte të ndiheshin si të çmendur.

    Politika ka një ndikim shumë negativ në jetët e njeriut. Mënyra se si njerëzit e perceptojnë politikën ndikon në jetët e tyre në një mënyrë shumë domethënëse dhe të fortë”,- tha Smith.

    Stresi është ulur këmbëkryq në jetët e njerëzve dhe ka një ndikim tejet të keq në jetët e tyre.

    Nëse politika kontribuon në nivelet e stresit, atëherë, pa dyshim, pasojat e saj do të shtrihen përtej aspektit mendor dhe do të rrezikojnë seriozisht shëndetin.

    Cilat janë organet kryesore që preken më fort nga stresi  

    Kur ndihemi të stresuar, nivelet e kortizolit rriten dhe mund të kompromentojnë funksionet e shumë sistemeve dhe organeve në trup.

    Zemra

    Ndikimi emocional i stresit çrregullon rrahjet e zemrës dhe përbën rrezik për individët që përjetojnë aritmi.

    Truri

    Kur jemi të stresuar, nuk i shpëtojmë dot migrenës ose dhimbjeve të kokës. Stresi afatgjatë, ankthi dhe depresioni mund të shkaktojnë sklerozë ose sëmundjen e Alzheimerit.

    Lëkura

    Stresi mund të shkaktojë probleme madhore në lëkurë, duke nisur nga aknet, puçrat, psoriaza dhe pezmatim të lëkurës.

    Stomaku

    Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit. Nëse përpiqeni ta ‘hani stresin me bukë’ ushqyesit e produkteve në pjatën tuaj nuk do të përputhen siç duhet.

    Kur stresi godet, zorrët nuk përthithin ushqyesit. Ato nuk përcjellin oksigjen dhe gjaku qarkullon 4 herë më pak në pjesët e aparatit tretës.

    Sistemi imunitar

    Siç e dimë, sistemi imunitar e mbron organizmin nga trupat e huaj siç janë bakteret, viruset dhe qelizat e dëmshme.

    Kur jemi të stresuar, numri i limfociteve që gjenden në gjak ulet ndjeshëm. Rrjedhimisht na bëjnë një shënjestër më të lehtë ndaj infeksioneve./EO

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefona, veçohen dy në veçanti. Analiza jonë PBC na...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Të bëhesh nënë, si shumë nga përvojat e mëdha të jetës, është një situatë kontrastesh: mund të jetë pika më e lartë...
    Lifestyle25 Dhjetor 2024
    Dashi Parashikohet një ditë mjaft pozitive në saj të ndikimit të Hënës. Do të ndiheni të mbushur me energji dhe me humor...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, pas një takimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk ka mungesë të energjisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Lia e majmunit, u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në 1958 kur tek majmunët shpërtheu një infeksion i ngjashëm me...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova po përballet me mungesë të rrymës gjatë ditëve të fundit, e në disa qytete ndërprerja është më e theksuar. Madje, në...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se është konfirmuar një rast i infektimit i importuar të Mpox, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.