×
  • Lajme
  • Lajme

    Si mund të ekstradohen në Kosovë të akuzuarit e Banjskës? Flasin ish-gjykatësit dhe avokatët

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Më 24 shtator, bëhen një vit kur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupet terroriste serbe sulmuan Policinë e Kosovës ku për pasojë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    12 ditë pa u bërë një vit nga sulmi i armatosur, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave ku në mesin e tyre është edhe Milan Radojiçiq.

    Front Online ka siguruar aktakuzën e plotë të Prokurorisë Speciale për këtë rast ku thuhet se dy burimet kryesore të Milan Radojçiqit janë keqpërdorimi i tenderëve të Kosovës dhe nga shteti i Serbisë që kanë përfunduar në duart e tij.

    Por, se si do të gjykohen të akuzuarit e rastit Banjska, për “Front Online” kanë folur njohësit e çështjeve të drejtësisë e juridike.

    At vlerësojnë se pa ndihmën e ndërkombëtarëve të akuzuarit nuk mund të gjykohen në Kosovë.

    Kryeziu: Ndërkombëtarët të bëjnë presion për t’i arrestuar të akuzuarit e Banjskës

    Ish-gjykatësi në Kushtetuese, Kadri Kryeziu për të akuzuarit për sulmin në Bansjkë ka thënë se ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion për t’i arrestuar e gjykuar në Kosovë.

    Kryeziu për “Front Online” tha se ekzistojnë marrëveshje për ekstradim por Kosova me Serbinë nuk ka.

    “Problemi i Banjskës është problem edhe ndërkombëtar jo vetëm nacional i yni. Ekzistojnë disa marrëveshje për ekstradim për peronat që kryejnë vepra penale por s’kemi kësi marrëveshje me Serbinë. Faktori ndërkombëtarë duhet të bëjë presion që ata duhet të arrestohen dhe të kthehen në Kosovë për t’i gjykuar”, thotë Kryeziu.

    Kryeziu potencoi se me Kodin Penal të Kosovës të akuzuarit kanë të drejtë të gjykohen në mungesë.

    Ai e ka cilësuar si kohën e duhur ngritjen e aktakuzës.

    “Me Kodin Penal të Kosovës kemi të drejtë t’i gjykojmë edhe në mungesë. Aktakuza është ngritur me kohë se duhen fakte, nuk bëhet shpejt se janë shumë persona kjo ka karakter juridik, penal, politik dhe sigurisë”, theksoi Kryeziu për “Front Online”.

    Gashi-Bytyqi: Trysnia amerikane mund ta detyrojë Serbinë t’i dërgojë të akuzuarit në Kosovë për gjykim

    Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka folur në një prononcim për “Front Online” lidhur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për të dyshuarit e sulmit në Banjskë.

    Ajo tha se trysnia amerikane mund ta detyrojnë Serbinë për t’i dërgu të akuzuarit për gjykim në Kosovë.

    Gashi-Bytyqi ka treguar një rast kur Serbia nuk ka shprehë dëshirë të bashkëpunojë.

    “Vetëm Bashkësia Ndërkombëtare mundët ta detyrojë Serbinë me i dërgu në Kosovë për gjykim. Trysnia amerikane mundët ta bëjë këtë gjë. Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën. Me kërkesë të INTERPOL-it, EULEX dhe zyrës ndërlidhëse është arrestuar një shtetas i Serbisë që kërkohet dhe është liruar por ata nuk kanë pas dëshirë të bashkëpunojnë”, deklaroi Gashi-Bytyqi për “Front Online”.

    Kabashi, IKD: Zgjidhja për t’i gjykuar të akuzuarit në Kosovë është Bashkësia Ndërkombëtare

    Flamur Kabashi, monitorues ligjor në Institucionin e Kosovës për Drejtësi ka folur për “Front Online” lidhur me aktakuzën e 45 personave të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

    Kabashi tha se zgjidhja për t’i gjykuar të akuzuarit në Kosovë është Bashkësia Ndërkombëtare.

    “Problematika kryesore që Kosova nuk ka marrëveshje juridike detyruese me Serbinë që të njëjtit ti sjell para drejtësisë. Bisedimet me Bashkësinë Ndërkombëtare është zgjidhja që të kërkojnë nga Serbia që të dorëzohen të akuzuarit”, deklaroi Kabashi.

    Kabashi nënvizoi se për t’u vendosur çështja penale për personat e arratisur, prokurori duhet t’i shfrytëzoi të gjitha rrugët për kapjen e tyre.

    “Prokurori i çështjes duhet para gjykatës ta dëshmojë që ka shfrytëzuar të gjitha rrugët përkatëse të parapare ligjore për sigurimin e prezencës së të akuzuarve në mënyrë që të vendosët çështja penale ndaj tyre të cilët gjinden në arrati”, u shpreh Kabashi.

    Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga grupet kriminale serbe i 24 shtatorit, u dënua ashpër nga SHBA, BE dhe vendet e tjera aleate të Kosovës./Front Online

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë është lënduar një person. Rastin për Front Online e ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Mërgimtarët kanë nisur të marrin rrugën për në Kosovë, por po përballen me pritje të gjata. Një lexues i Klankosova.tv ka dërguar...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti ka biseduar me Xhenetën dhe e ka këshilluar se si të flasë me Gjestin në darkën që do të organizohet për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara dhe Driloni kanë vazhduar të bisedojnë për raportin me njëri-tjetrin. Ishte Sara ajo që i Drilonit se në pjesën e klipit...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Driloni e ka bërë hapin e parë drejt raportit me Sarën. Gjatë bisedës me të, Driloni i tha Sarës se “ne duhet...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti, Drenusha dhe Xheneta kanë biseduar për deklaratën e Gresës për marrjen e rolit në filma. Drenusha tha se “ne e dimë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.