78 mijë e 965 persona të moshës 18-21 vjeç apo shprehur në përqindje 49.58% kanë marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2019.
Ky është edhe numri më i madh i të rinjve që kanë qenë pjesëmarrës në zgjedhje që nga viti 2010.
Ndërsa, numër më i vogël i personave të moshës 18-21 vjeç që kanë marrë pjesë në zgjedhje është regjistruar në zgjedhjet e vitit 2017, ku gjithsej kanë votuar 65 mijë e 193 apo shprehur në përqindje 47.67%, raporton Front Online.
Sipas një raporti të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vitin 2010 kanë votuar 77 mijë e 326 persona të moshës 18-21 vjeç apo 52.52%, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2014 kanë votuar 70 mijë e 429 persona apo shprehur në përqindje 50.44%./Front Online/