Eva Longoria 47-vjeçe fitoi famë botërore me rolin e Gabiela Solis në serialin e famshëm “Shtëpiake të dëshpëruara”, i cili u shfaq nga viti 2004 deri në vitin 2012. Që atëherë, çdo hap i saj është ndjekur nga afër.
Momentalisht aktorja po shijon pushimet e saj vjetore, ndërsa në profilin e saj në Instagram shpesh ndan foto tërheqëse nga plazhi. Së fundmi ajo ka pozuar me bikini të verdha dhe ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit. Askush nuk do ta kishte menduar se ajo luftonte me peshën e tepërt dhe se ishte në shënjestër të kritikave.
Kujtojmë që Eva lindi në vitin 2018 dhe siç tha më herët gjatë shtatzënisë kishte shtuar 20 kilogramë. Megjithatë, me ndihmën e të ushqyerit dhe një aktiviteti fizik të pazakontë, ajo e ktheu trupin në formën e mëparshme.
Bëhet fjalë për kërcimin në trampolinë, të cilin ajo e praktikon për një orë në ditë: “Është shumë argëtuese! Dhe më bën mirë për gjunjët sepse jam plakur. Vrapoja, nuk e bëj dot më. Trampolina është shumë e mirë, është e shkëlqyeshme për trupin tim. Shikoni çfarë ma ka bërë ajo”, ka thënë ajo për mediat.
Ajo eliminoi sheqerin dhe makaronat nga dieta e saj dhe vaktet e saj përbëhen nga fruta dhe perime organike. Zakonisht ha të bardhat e vezëve me fruta për mëngjes, ndërsa për darkë ha gjelin e detit të zier në avull ose peshk me shumë perime. Për një meze të lehtë, ajo ha një kastravec të freskët të spërkatur me lëng limoni, mollë, gjizë ose gjalpë kikiriku. Në vend të ëmbëlsirave ha fruta me grurë me kos./FrontOnline/