Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë banori më i komentuar i mbrëmjes të së martës në Big Brother VIP Albania.
Kjo pasi në fillim të programit është diskutuar deklarata e tij se ai vuan nga një sëmundje e rëndë (tumor), ndërkohë që vet këngëtari kur u pyet nga produksioni ndryshoi deklaratat duke thënë se ajo çfarë ka rrëfyer, ka qenë historia e një shokut.
Menjëherë pas këtij diskutimi, ai u nis për në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, dhe më pas në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku iu nënshtrua të gjitha testeve dhe ekzaminimeve mjekësore.
Pasi përfundoi të gjitha procedurat, mjekët konstatuan se ai nuk ka tumor dhe se është shëndoshë e mirë.
I shoqëruar vazhdimisht nga kamerat në transmetim direkt, këngëtari shkodran është kthyer i turpëruar në shtëpi, pasi banorët e tjerë e kanë parë si gënjeshtër nga ana e tij, vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendje.
Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, teksa tha se është i gëzuar që është shëndosh e mirë, e cilësoi këtë veprim të Luizit si diçka të turpshme dhe neveritëse.