Sonte rreth orës 21:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Si pasojë ka mbetur i plagosur Rinor Grajçevci, kryetari i tifo-grupit të Prishtinës.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabile dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Kështu kanë bërë të ditur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, QKUK.
“Gjendja është stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ai u plagos kryesisht në shpinë”, thonë nga QKUK-ja .
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti duke dhënë detaje shtesë.
“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK”në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është pjagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor.Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”