×
  • Lajme
  • Lajme

    Si do të funksionojnë ligjëratat online në Universitetin e Prishtinës

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Sot u mor vendimi që ligjeratat në Universitetet publike dhe ato private të kalojnë të gjitha online, e rektori i Universtietit të Prishtinës, Naser Sahiti për këtë vendim thotë se me rëndësi parësore është shëndeti.

    Rektori në një prononcim për Gazeta Blic tregon se për studentë e vitit të parë vendimi ishte që ligjeratat të mbahen në formë të kombinuar fizikisht dhe online, ashtu siç do vlerësohej nga vet studentët dhe mësimdhënësit, por me vendimin e ri për masat këto ligjerata do mbahen vetëm online.

    “Vendimi për studentët e vitit të parë ka qenë se ligjeratat do mbahen në formë të kombinuar, duke i vlerësuar masat vet mësimdhënësit në bashkëpunim me studentët, në formë të kombinuar, aty ku e kanë pa të arsyeshme që ka kushte eventualisht me i mbajtë ligjeratat fizikisht, pas këtij vendimi të qeverisë, nënkupton që ligjeratat do mbahen vetëm në formë online“, deklaroi Sahiti.

    Se sa mund të ndikojë tek efektiviteti i ligjeratave forma online, Rektori deklaron se nuk ka analizë dhe kjo nuk dihet.

    Rektori thotë se përparësi duhet t’i jepet shëndetit dhe me zvogëlimin e rasteve të reja edhe mund të shqyrtohet mundësia e rikthimit në ligjerata fizike në fakultet“Nuk ka ndonjë analizë se si ka me ndiku, nuk ka pasur as për semestrin e kaluar ndonjë analizë, me mundësitë aktuale në rend të parë duhet t’i jepet përparësi shëndetit pastaj me zvogëlimin e numrave natyrisht mund të rishikohet përsëri gjendja dhe të shqyrtohet mundësia që të kalohet në prezencë fizike por sigurisht do respektohet vendimet e qeverisë dhe bordit këshilldhënës“, përfundoi Sahiti.

    Sot qeveria e Kosovës ka dalur me masat e reja të cilat do hyjnë në fuqi që nga dita e hënë.Këto masa përfshijnë mbajtjen vetëm online të ligjeratave në Universitet publike dhe ato private, ndalja e punës së gastronomisë dhe qendrave tregare nga ora 21 deri në orën 5, personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë, angazhimi i tyre kalon online. personat mbi moshën 65 vjeçare iu lejohet të dalin jashtë shtëpisë nga ora 6 deri 10 dhe prej orës 16 deri në 19, jashtë këtij orari vetëm për nevoja shëndetësore.

    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekjen e një burri në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.