Një person i dashur për Shyhrete Behlulin ka ndërruar jetë.
Ajo ka njoftuar përmes Instagramit se motra e bashkëshortit të saj ka vdekur duke lënë të pikëlluar familjen, njofton Klankosova.tv.
“Të pata motër të burrit po u deshëm si motra. Te ne mbeti veç kujtimi dhe dashuria që patëm për ty. Do na mungosh, u prehsh në lulet e parajsës”, ka shkruar këngëtarja mbi fotografinë me të ndjerën dhe burrin e saj.