Në verën e vitit 2020 artistja shqiptare Enca Haxhia solli bashkëpunimin e saj me Don Xhonin të titulluar “Break down”.
E ky duet erdhi disa muaj pas depërtimit të reperit nga Drenica në industrinë muzikore.
Ndërsa sot përmes një bisede virtuale me ndjekësit në rrjetin social Instagram, Haxhia tregoi për raportin që ka me reperin nga Drenica.
Këngëtarja pa hezitim u përgjigj ku tregoi se janë bërë për mall.
Më pas nuk mungoi as ripostimi nga ana e këngëtarit ku i tha Encës se e di “ku mund ta gjejë”.