Mos lajmërimi në Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare, për shuarjen e një biznesi, vlerësohet se po shkakton probleme gjatë kohës së pandemisë, raporton Front Online.
Kryeredaktori i gazetës Fjala, Zekrija Shabani është shprehur se ka shumë biznese që figurojnë si aktive në Kosovë, por që nuk janë ndihmuar financiarisht nga pakoja prej 60 milionë eurosh e cila është ndarë nga Qeveria e Kosovës.
Por, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami u shpreh se ka shumë biznese të cilat shuhen, por që nuk lajmërohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare, gjë që edhe paraqet problem.
“Problemi është që nuk ka një komunikim të saktë në mes ATK-së dhe ARBK-së. Njerëzit kur donë të shuajnë biznesin shkojnë në ATK dhe jo në ARBK.
ATK deklaron se ka rreth 60 mijë biznese aktive. Mirëpo kjo i ka përjashtuar disa kategori”, tha ajo në Prime Time./Front Online/