Feronikeli me anë të një kominikate për media ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Klodian Duro.
Pas humbjes së sotme 3:1 nga Drita, klubi drenicas e ka shkarkuar Duron nga pozita e kryetrajnerit, shkruan FrontOnline.
Eliminimi nga Kupa e Kosovës dhe rezultatet zhgënjyese në Superligë kanë mjaftuar që trajneri nga Shqipëria të shkarkohet.
Sipas “Sheshit”, Duro ka pasur kontratv edhe për një vit e gjysmë me “Niklin”, andaj shkarkimi i tij do t’i kushtojë “Industrialistëve” 72 mijë euro.
Përveç pagës mujore prej afër katër mijë eurosh, Duro ka përfituar edhe disa bonuse tjera te Feronikeli – si akomodim në një hotel në Prishtinë dhe një veturë luksoze.
Për këto të mira, nga buxheti i Feronikelit janë shpenzuar afro 6 mijë euro në muaj vetëm për Duron.
Deri në fund të edicionit, Duron te Feronikeli do ta zëvendësojë Faruk Elshani./FrontOnline/