Trajneri i mirënjohur portugez, Jose Mourinho i ka ndarë rrugët me Tottenhamin gjatë ditës së djeshme.
Në fakt, trajneri karizmatik është shkarkuar nga klubi anglez pas 17 muajsh në krye të skuadrës, shkruan FrontOnline.
Ky shkarkim do t’i kushtojë Tottenhamit plotë 30 milionë funte për shkak të shkëputjes së parakohshme tv kontratës.
Në total, Mourinho ka fituar 93.5 milionë funte nga shkarkimet që i kanë ndodhur nga klube të ndryshme që prej vitit 2007.
Para 14 vitesh, Chelsea pagoi faturën prej 18 milionë eurove për shkarkimin e tij, derisa Real Madridi në vitin 2012 pagoi 17 milionë funte, e Manchester Unitedi 15 milionë sosh.
Chelsea u “dogj” sërish prej 12.5 milionë funteve kur e shkarkoi Mourinhon në vitin 2015./FrontOnline/