×
  • Sport
  • Sport

    Shuhen shpresat e Kosovës në futsall për “Euro 2026”

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar disfatë mbrëmjen e së premtes nga Gjeorgjia, me rezultatin 3:1, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e “Euro 2026”, që do të organizohet në Letoni dhe Lituani.

    Ndeshja e zhvilluar në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë ka shënuar një tjetër humbje për “Dardanët”, të cilët tashmë e kanë humbur mundësinë për t’u kualifikuar për turneun evropian. Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Mërgim Dervishaj.

    Në takimin e parë ndaj Gjeorgjisë, që ishte zhvilluar më 13 dhjetor në Tbilisi, Kosova gjithashtu ishte mposhtur me rezultatin 3:1.

    Pas katër ndeshjeve, Kosova mban vendin e tretë në grup me tri pikë, duke lënë pas Bullgarinë, që nuk ka asnjë pikë. Në krye të grupit janë Franca dhe Gjeorgjia, secila me nga nga dymbëdhjetë pikë.

    Dueli i fundit për këtë fazë të kualifikimeve për Kosovën do të zhvillohet më 16 prill në udhëtim te Bullgaria, ku do të përpiqen të mbyllin kampanjën e tyre kualifikuese. Ndeshja do të luhet nga ora 17:00./RTK

    Nga Rubrika
    Sport18 Prill 2025
    Inter ka bërë të ditur se sulmuesi francez Marcus Thuram është diagnostikuar me lodhje në muskujt aduktorë të kofshës së majtë, dhe...
    Sport18 Prill 2025
    FIFA ka vendosur të mbyllë 20% të kapacitetit të “Arenës Kombëtare” në Tiranë për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Serbisë, që do...
    Sport18 Prill 2025
    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u paraqit i qetë në konferencën për shtyp pas ndeshjes të së martës mbrëma në Gjermani, pasi...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2025
    Rexhep Selimi, i njohur si dhjetëshi i UÇK-së është vizituar të premten nga vëllai dhe djali i vëllait, Ramadani dhe Arlindi. Për...
    Kronika18 Prill 2025
    Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt...
    Vip18 Prill 2025
    Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i...
    Sport18 Prill 2025
    Inter ka bërë të ditur se sulmuesi francez Marcus Thuram është diagnostikuar me lodhje në muskujt aduktorë të kofshës së majtë, dhe...
    Lajme18 Prill 2025
    Një 67-vjeçar me inicialet F.A. është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë–Zveçan. Në njoftimin e policisë thuhet se viktima...
    Lajme18 Prill 2025
    Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë. Në kërkesën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.