Pjesëmarrja e Barcelonës në Superligën evropiane të futbollit mund të kushtëzohet nga miratimi i anëtarëve të bordit drejtues, raportojnë mediat katalunase, shkruan FrontOnline.
Televizioni katalunas “TV3” raporton se kontrata që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka nënshkruar me 12 klubet tjera themeluese, përmban një klauzolë që lejon klubet të largohet nga marrëveshja nëse anëtarët e bordit nuk tërhiqen.
Laporta është takuar tashmë me trajnerin Ronald Koeman për t’ia shpjeguar pozicionin e klubit në Superligë, derisa ai bisedoi edhe me Lionel Messin, Gerard Piquen, Sergio Busquetsin dhe Sergi Roberton.
Barcelona nuk u nxitua ta komentojë këtë çështje menjëherë.
Gjiganti katalunas është një nga 12 klubet që njoftuan të dielën se po themelojnë garën e re të quajtur Superliga evropiane.
Megjithatë, tashmë ky kompeticion është “shuar” ende pa filluar, pasi gjashtë klubet angleze janë tërhequr, gjithashtu edhe Milani dhe Interi./FrontOnline/