×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtypja dhe diskriminimi i shqiptarëve në Luginë, Kamberi njofton për protestën e radhës

    FrontOnline
    12 Shtator 2024
    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për protestën e radhës që do të organizohet kundër diskriminimit dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Përmes një shkrimi, Kamberi ka treguar se protesta do të mbahet në Preshevë.

    “Të marshojmë, të gjithë bashkë.Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në Gusht ishim në Bujanoc, në Shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më”, ka shkruar Kamberi, transmeton Front Online.

    Tutje Kamberi ka deklaruar se protesta do të zhvillohet për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave si dhe për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara.

    “Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë! Për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave tona, për vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë. Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

    Kamberi në fund ka kërkuar nga të gjithë të dalin dhe të marshojnë për të drejtat e tyre.

    “Për Preshevën me Gjykatë, për institucione shtetërore ku përfaqësohen shqiptarët! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni”./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Një nga objektivat e qeverisë së Shqipërisë për vitin 2025 është që të krijohen 970 laboratorë smart në shkollat e vendit. Objektivi...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Dy viktimat në bordin e rrëzimit vdekjeprurës të avionit të Jeju Air të dielën ishin tajlandeze, sipas autoriteteve të Koresë së Jugut....
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Presidenti aktual Zoran Milanoviç fitoi më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Kroacisë të dielën, por nuk arriti...
    Të tjera
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, doli të hënën me një reagim, për siç thanë, shpifjet e ulta të ministres së Drejtësisë, Albulena...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet kryesor, më 2025, mbetet mbrojtja e interesave të qytetarëve dhe mbrojtja e secilës...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Dogana e Kosovës e ka mbajtur sot konferencën e fundvitit ku drejtori i saj i përgjitshëm, Agron Llugaliu, prezantoi të dhënat e...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë ndaj ish-shefit të prokurorimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ymer...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Dogana e Kosova këtë vit i ka grumbulluar 1.8 miliard euro të hyra, 9.5 për qind më shumë se në vitin 2022....
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe një nga protagonistët kryesorë të luftës së UÇK-së, Daut Haradinaj, ka uruar 33-vjetorin e Ditës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.