Albert Bucolli nga Pokleku i Vjetër i Drenasit, është duke u përballur me një situatë të jashtëzakonshme. Në pronën private të tyre, vetëm 10 metra ku edhe e ka shtëpinë familja Bucolli, një shtyllë e konstrukcionit metalik së bashku me rrjetin elektrik furnizues të tensionit të lartë prej 10 kw, po rrezikon rrëzimimin e saj nga shembja e dheut.
Rreth fundit të muajit nëntor, ka rrëshqitur dheu mbi të cilin ka qenë e vendosur shtylla dhe stabiliteti i kesaj shtylle, siç shihet edhe ne fotografi eshte rrezikuar seriozisht. Nga njohësit e fushës, pronari i shtëpisë është paralajmruar për rrezikun që i kanoset dhe eshtë rekomanduar që të marr veprime të shpejta per të siguruar shtyllen elektrike me qëllim të shmangies së ndonje dëmi në njerëz dhe pronë.
Pas këtyre rekomandimeve, pronari i shtëpisë, Albert Bucolli ka dorëzuar në KEDS kërkesën për intervenim e evidentuar TS-1674788 me datë 23.11.2024, e që në këtë kërkesë ende nuk ka pranuar asnjë përgjigjie nga ana e zyrtarëve të KEDS-it të cilët si duket nuk e kanë marr seriozisht një rrezik të tillë. Bucolli me datë 26.11.2024, ka njoftuar edhe Zyrën Rregullatorit te Energjisë (ZRrE) duke e shtjelluar drejt situaten emergiente që ekziston dhe nga te njejtit ka marrè përgjigje duke e njoftuar se kerkesën e tij e kanë drejtuar në KEDS dhe pas interesimit të dytë, ZRrE e ka njoftuar se KEDS ka konsideruar se shtylla ne fjalë eshte shtyllë private që në fakt ka tentuar të shmanget nga përgjegjësia!
Vendin e ngjarjes e kanë inspektuar edhe zyrtarët komunal të Drenasit dhe Inspektorati Komunal i kësaj komune ka dal ne vend ngjarje me datë 10.12.2024 dhe me procesverbalin e datës sẽ njejtë Nr. 0004708 me numër protkolli 11-070-56973 kane konstatuar gjendjen faktike giegjësisht shembjen e dheut dhe rrezikut që kanoset. Familja Bucolli përmes avokatit të angazhuar ka paditur në Gjykatë KEDS-in, ku kankërkuar që të merret vendim urgjent për intervenim.
Dhe deri më sot, askush s’ka marrë asnjë vendim, dhe nëse kjo shtyll bie mbi këto shtëpi, përpos dëmeve materiale, rrezikon të marrë edhe jetë njerëzish. Prandaj familja Bucolli i bën apel publik KEDS-it, që të intervenoj në sigurimin e shtyllës elektrike, që të parandalohet më e keqja./Epoka e re