×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Është shtyrë seanca për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Seanca e radhës do të mbahet më 11 dhjetor, në orën 13:00.

    T7 raporton se arsyeja e shtyrjes së seancës është evitimi i shkeljeve procedurale, meqenëse nuk është qartësuar prej avokatëve mbrojtës se kush e përfaqëson të akuzuarin Rade Basara.

    Ndryshe, të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.

    Kurse si udhëheqës të grupit kriminal janë të akuzuar Milan Radoiçuq dhe Zvonko Veselinoviq.

    Oliver Ivanoviq, i cili që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ku për disa vite është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës, u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Policia në gjen granata, armatim, municion dhe uniformë ushtarake Sot është kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Zveçan nga njësitet...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Sipas njoftimit thuhet se në...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Një betoniere është parë në Prishtinë, e cila ka shkaktuar kaos në komunikacion. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori sot pjesë në konferencën e Fondacionit Friedrich Ebert (FES), në të cilën u bë publikimi dhe prezantimi i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe në Kosove, ka publikuar një video në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit. Më saktë, përmes...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ndonëse i ndaluar përdorimi i simboleve kombëtare në Serbi, Shaip Kamberi e nxori flamurin shqiptar në Kuvend, që për këtë, tha se...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë prezanton Studimin e Rinisë 2024. Në këtë prezantim po marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, si...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka ndryshuar Ligjin për ndërmarrjet publike. Ndryshimet e këtij ligji u përkrahë me gjashtë vota...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për organizmin e tubimeve elektorale në diasporë. Ai kërkuar nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.