Avokati i rezultoi pozitiv me COVID-19, shtyhet seanca ndaj burri që pranoi se vrau gruan me shufër metali
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Nuhi Mavrovqanit i cili ka pranuar se më 25 korrik ka vrarë gruan e tij me shufër metali në Berivojcë të Kamenicës.
Shkak i shtyrjes së seancës u bë avokati i tij, Arsim Vranovci, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.
Trupi gjykues vendosi që seanca e ardhshme, ku do të dëgjohen dëshmitarët e rastit, të mbahet me 2 dhjetor.
Kujtomë që i akuzuar për vrasje të rëndë Nuhi Mavrovqani në seancën e parë ka pranuar që ka vrarë gruan, por jo me dashje.
Andaj gjykatësi i kësaj lënde Zuhdi Haziri nuk e ka inkorporuar në lëndë këtë pranim te pjesshëm të fajësisë.