×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet për 2 maj eksplodimi i mjetit shpërthyes që dyshohet se është i Lu*ftës së Dytë Botërore, Policia del me njoftim

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ekspolodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut, që dyshohet se është i Luftës së Dytë Botërore, e që ishte paraparë të bëhej nesër, është shtyrë për 2 maj.

    Ky eksplodim do të bëhet nga Njësia e Deminimit të KFOR’it.

    Aty renditen masat që duhet të respektohen:

    – Zona e rrezikut është vlerësuar me një rreze prej 1000 metrash nga vendi ku ndodhet mjeti shpërthyes.

    – Brenda kësaj zone ndalohet rreptësisht qëndrimi i njerëzve. Ndërsa rekomandohet largimi në vend të sigurt i kafshëve dhe makinerive.

    Banorët e lagjes “Teneqja” dhe të zonës së kodrës në fshatin Stagovë luten që:

    – Të mbajnë dritaret e shtëpive hapur, për shkak të valës së mundshme të shpërthimit, e cila mund të shkaktojë dëme materiale.

    – Të largojnë veturat në vende të sigurta si garazhe ose pas shtëpive.

    – Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjenca do të jenë në gjendje gatishmërie dhe të pranishëm në një zonë të sigurt, për të reaguar në rast nevoje.

    – Policia do të njoftojë banorët përreth dhe do të sigurojë që, në datën dhe orët e lartcekura, të mos ketë persona jashtë shtëpive.

    Këshillohet që banorët brenda rrezes 1000 metra të largohen nga shtëpitë para fillimit të operacionit dhe të qëndrojnë larg deri në përfundim të eksplodimit.

    Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në respektimin e këtyre masave për sigurinë tuaj dhe të të gjithëve.

    Policia Rajonale e Ferizajt do të bëjë njoftimin me kohë menjeherë pas perfundimit të operacionit.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2025
    Sot, në Kuvendin Zgjedhor, Fatmir Limaj është rizgjedhur kryetar i NISMËS Socialdemokrate. Në kuvendin zgjedhor morën pjesë 350 delegatë dhe Limaj u...
    Lajme25 Maj 2025
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhuruar pesë pajisje moderne për hemokulturë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Njoftimi u...
    Lajme25 Maj 2025
    Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Mësohet se viktima është një shtetas i huaj. Lidhur me...
    Të tjera
    Lajme25 Maj 2025
    Ka dështuar edhe sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo e reja sipas kryesuesit të seancës, Avni Deharit, do të mbahet...
    Lajme25 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova po vazhdon të mbahet peng për shkak të kryeneçësisë së deputetit Albin Kurti...
    Lajme25 Maj 2025
    Edhe kësaj radhe pa rezultat seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë...
    Lajme25 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje s’ka ndërruar qasje atëherë as partia e tij s’do të ndërrojë...
    Lajme25 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka arritur në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive Abdixhiku s’pranoi të deklarohej para gazetarëve kur u...
    Lajme25 Maj 2025
    Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilja Rexhepi tha se kandidatja e VV-së për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, duhet të votohet Ajo para...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.