×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit se theri dy herë me thikë xhaxhain

    FrontOnline
    17 Mars 2023

    Në mungesë të mbrojtësit të të akuzuarit D. M, avokatit Florent Latifaj është shtyrë seanca e paraparë për të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Në lidhje me mungesën e avokatit Latifaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Alltëne Murseli tha se i njëjti ka njoftuar gjykatën dhe ka kërkuar që të shtyhet seanca pasi që në të njëjtën kohë ka një seancë tjetër në këtë gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në këto rrethana seanca u shty, ndërsa e radhës pritet të mbahet më 19 maj të këtij viti.

    Ndryshe, për të akuzuarin D. M ishte veçuar procedura, kurse ndaj të akuzuarve XH. dhe D.M është shpallur aktgjykimi pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë me prokurorinë.

    XH. dhe D.M me 24 maj 2021, janë shpallur fajtorë për veprën penale të sulmit ndaj A.M, dhe të njëjtit janë dënuar me burgim prej gjashtë muajsh, secili veç e veç.

    Por, ky dënim me pëlqimin e tyre ishte zëvendësuar me dënim me gjobë në lartësi prej 3,500 euro gjobë për secilin nga ta.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur me 5 maj 2021 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, D.M po akuzohet se derisa ishte duke u zhvilluar sulmi nga dy të akuzuarit tjerë XH. dhe D. M, me dashje që ta privojë nga jeta xhaxhain e tij e ka sulmuar A.M nga mbrapa me thikë, me të cilën dy herë e kishte goditur në pjesën e barkut dhe gjoksit.

    Me këto veprime, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par 1, pika 1.3 lidhur me nenin 28 si dhe veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Sot, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, kanë filluar kërkimet për Arban Hisarin, 26 vjeç, nga Prizreni, i cili është raportuar...
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Malishevë dhe e ka lënduar një...
    Lajme11 Janar 2025
    Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditës së djeshme në polici. Një burrë në Ferizaj ka thënë se mbesa e tij...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi të premten në terminalin doganor në Fushë Kosovë i kishte këputur litari i metaltë një kamioni, i...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.