×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtuni: Nuk do të ishte gjëja më e favorshme nëse Grenell emërohet Sekretar Shteti e Kurti rizgjedhet Kryeministër

    FrontOnline
    06 Nëntor 2024

    Donald Trump do të jetë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë mandatit të tij të parë, ai kishte emëruar emisar special për dialogu Kosovë-Serb, Richard Grenell.

    Grenell kishte konfrontime të hapura me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, gjatë mandatit të parë të Kurtit i cili ishte jetëshkurtër, gjë për të cilën kishte ndikuar edhe vet Grenell.

    Grenell vazhdimisht ka pretenduar se Kurti është “anti-amerikan”, – duke bërë kështu raportin mes tyre të tensionuar.

    Për raportin e tyre kompleks, Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë më bazë në Uashington, në një intervistë për Radio Evropa E Lirë thotë se nuk do të ishte e favorshme për Kurtin nëse Grenell emërohet Sekretar i Shtetit, ndërkaq Kurti rizgjedhet kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    “Nuk do të ishte gjëja më e favorshme për kryeministrin Kurti nëse Grenell zgjidhet sekretar dhe Kurti rizgjedhet kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë ai.

    Megjithatë, Shtuni nuk beson se do të ketë ndryshim dramatik të qasjes amerikane ndaj Kosovës. Ka shtuar se prioritet amerikane do të vazhdojnë të mbesin të njëjta.

    “Politika e jashtëzakonshme e SHBA-ve është dypartizane tradicionalisht, drejtohet nga presidenti formulohet në bazë të interesave kombëtare. Në bashkëpunim të ngushtë midis të dyja palëve, të spektrit politik. Partisë Demokratike dhe Republike. Nuk mendoj që do të ketë ndonjë ndryshim dramatik nga kjo administratë. Sigurisht çdo president ka strategjinë e vet dhe mënyrën e vet si do të zbatojë përparësitë e politikës së jashtme. Por, mendoj se prioritetet e SHBA-ve do të vazhdojnë të jenë të njëjta dhe në administratës Trump sa i përket Kosovës, pa një far ndryshimi thelbësor. Theksi do të të jetë mendoj te normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nëpërmjet dialogut me qëllimin final për të arritur të njohja reciproke”, ka thënë ai.

    Megjithatë, beson se qasja e Trumpit ndryshon, ai thotë se Trump ka dëshmuar se nuk do lojë fjalësh, por politika të prekshme.

    Ndonëse ai personalisht nuk beson se presioni ndërkombëtar krijon marrëveshje stabile mes Kosovës dhe Serbisë, Shtuni nuk e përjashton mundësinë që gjatë administratës Trump të ketë presion për arritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Shumë kohë është humbur me lojëra fjalëve. Trump do rezultate të prekshme, nga ajo që kemi parë dhe njohur sipas formatit të mëparshëm. Mendoj se mund të ketë një rikthimi te marrëveshja për normalizim ekonomik që u përfundua gjatë fundit të mandatit të tij, por mendoj që synimi i administratës të re do të vazhdojë të jetë po ashtu dialogu. Pra, dialog që sjellë rezultate të prekshme”.

    “Siç e shoh unë, presioni nuk ka munguar, por ka munguar vullneti në dialog për të zbatuar marrëveshjet që janë arritur. Personalisht nuk mendoj që një marrëveshje e qëndrueshme arrihet duke ushtruar presion, duhet vullneti i palëve. A mund të ketë presion të shtuar, mendoj që nuk mund ta përjashtojë – mund të ketë”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se për katër vjet përfaqësues të shtetit,...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të...
    Lajme06 Nëntor 2024
    11 kilogramë marihuanë janë kapur në aksionin e Antidrogës në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Në operacionin e koduar “Transferi” është arrestuar një...
    Të tjera
    Sport06 Nëntor 2024
    Sparta Prague ka pasur rezultate të përziera në fazën e grupeve të UEFA Champions League (UCL) këtë sezon (1 fitore, 1 barazim,...
    Vip06 Nëntor 2024
    Sara dhe Driloni kanë përgatitur darkën bashkë. Me një super energji, dyshja bënë gati darkën për banorët e Big Brother VIP Kosova....
    Vip06 Nëntor 2024
    Vajzat e shtëpisë e kanë komentuar aparencën e Atillës, ish-bashkëshortit të Drenushës. “Alamet djalë, por pa mend”, tha Xheneta. “Ish kanë i...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Këshilltari special Jack Smith është në bisedime me udhëheqësinë e lartë në Departamentin e Drejtësisë për të vlerësuar mënyrat sesi ai mund...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur sanksione ndaj një individi dhe një kompanie, duke i akuzuar se e mbështesin një rrjet...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Kamala Harris humbi sepse u përqendrua në sulmin ndaj Donald Trump në vend që të parashtronte planet e saj, ka pohuar një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.