×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shtrenjtohen prodhimet bujqësore, fajësohet Qeveria

    Aulona Konjuhi
    12 Maj 2024

    Çmimet e prodhimeve bujqësore kanë pësuar ngritje prej 2.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

    Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës përmes publikimit të shifrave të grumbullimit të çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë, në TM1 2024.

    Rritjen e çmimeve të këtyre produkteve, njohësit e ekonomisë e kanë vlerësuar si shqetësuese.

    Shala: Kemi çrregullim të tregut në sektorin e bujqësisë

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, njëherësh deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se me ngritjen e çmimeve po goditet konsumatori.

    Ai vlerëson për Front Online se sektori i Bujqësisë për shkak të politikave jo adekuate është në gjendje të rëndë.

    “Ngritja e çmimeve tash e tre vite është dukuri permanente, e cila i ka përcjell sektorët e veçantë në periudhat e caktuara me dinamikë dhe shkallë të lartë të inflacionit. Jashtëzakonisht shqetësuese është kjo ngritje në sektorin e bujqësisë, sepse goditët direkt ekonomia, prodhimi vendor sektori i agrikulturës dhe bujqësisë në përgjithësi i cili ka qenë në gjendje të rëndë për shkak të politikave jo adekuate dhe investimeve”, thotë Shala.

    Shala ka kërkuar nga Qeveria subvencione në prodhimin vendor tek produktet me ndikim.

    “Qeveria është dashur të subvencionojë më shumë prodhimin vendor të produkteve të cilat kanë ndikim në këtë sektor, të ketë politika të qarta në gjithë sektorin e bujqësisë dhe në pjesën e import-makinerive që të kenë mbështetje më të madhe të Qeverisë”, vlerëson Shala.

    Deputeti Shala deklaron se tregu në sektorin e bujqësisë është i çrregullt.

    “Qeveria është fokusuar vetëm në grante të caktuara që nuk kanë reflektuar në politikë afatgjate të prodhimit vendor dhe të zhvillimit të përgjithshëm agroindustrial, kemi një çrregullim komplet të tregut në sektorin e bujqësisë”, deklaron deputeti Shala.

    Ish-zv.ministri i Bujqësisë: Investimet në bujqësi kanë shkuar në “baltë”

    Ish-zv.ministër i Bujqësisë, Vesel Krasniqi, ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për politikat në subvencionimin e fermerëve.

    Krasniqi në një prononcim për Front Online ka deklaruar se krejt këto investime në Bujqësi kanë shkuar në ‘baltë’.

     “Subvencionet të cilat ministri Faton Peci po mburret me funksionimin e fermerëve për të gjitha fushat nuk ka analizë të qarta, krejt këto investime e subvencionime shkojnë në baltë. Çmimet janë bërë të papërballueshme. Ministri Peci me Murati duhet të hartojnë politika fiskale që t’i favorizojnë produktet vendore. Me grante nuk bëjnë zgjidhje, vetëm po i mashtrojnë fermerët se nuk mundësh të bësh zgjidhje pa sigurinë në tregun vendor”, deklaron Krasniqi.

    Ish-zv.ministri i Bujqësisë ka treguar arsyen se pse po ndodh ngritja e çmimeve tek produktet bujqësore.

    “Ngritja e çmimeve është si pasoje që të njëjtën kohë importohen produktet tjera që nga vendet që vijnë shteti nga i cili vjen ka benefite, nuk ka barrierë doganor nuk tatimohet dhe ai vjen brenda shtetit tënd dhe të bënë konkurrencë. I njëjti produkt merr kosto për të dal në tregje dhe nuk mundët me i rezistu atyre produkteve që vinë nga shtetet tjera. Shteti ynë për produktet sezonale duhet me marr masa që kohën kur të dalin në tregje me pas benifite ”, tregoi Krasniqi.

    Ekonomisti Kadrijaj akuzohen Qeverinë për ngritjen e çmimeve të produkteve bujqësore

    Mustafë Kadrijaj, ekonomist, për ngritjen e çmimeve në produktet bujqësore fajin e ka hedhur tek pushteti aktual.

    Kadrijaj duke folur për Front Online thotë se ministrit Faton Peci puna me subvencionet i ka shkuar huq.

    “Ky është një tregues më i qartë që Qeveria nuk ka bërë ballë në subvencionet e prodhimit bujqësor në vend dhe gjithë ai trumbetim i ministrit Peci po bie në ujë se nuk e ka rritur qëllimin e vet Ministria me politikat e veta që nuk kanë rezultuar zhvillimore”, u shpreh ai.

    Bujqësia në Kosovë nuk ka përparuar si shkak i dështimeve të politikave ekonomike, thotë Kadrijaj.

    “Prodhimi vendor nuk e ka plotësuar tregun vendor. Qeveria duhet të rritë theksin më të madh tek subvencionimi i prodhimit vendor tek ai bujqësor për ta plotësuar tregun vendor se ende raportin import-eksport e kemi shumë të lartë edhe pse toka e Kosovës ka kapacitete ta mbulojë tregun vendor por si rezultat i dështimeve politikave ekonomike në  vend, bujqësia s’ka progres”, përfundoi Kadrijaj.

    Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 7,3%.

    Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore thuhet se ka rritje për 5,3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

    “Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale e bujqësore çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë”, thuhet në raport.

     

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës në pension, Hyseni Gecaj ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës në veri të...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një personë është gjetur pa shenja jete rreth oreës 11:00 në fshatin Zhur. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhëndës polici...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Për Front Online, zëdhënësja e policisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, më në fund ka pranuar hapur pëlqimin që ka për Sarën. Ai madje e pranoi...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha të kthehet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Olimpistja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku, kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Spektakli ‘Prime’ i 21-ti me radhë, sonte do të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.