×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtohen për 80% çmimet e banesave në kryeqytet

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2024

    Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar një ngritje prej 80% krahasuar me vitin e kaluar. Cmimi i një metri katror në disa lagje në kryeqytet shkon deri në 2500 euro. Ekonomistët tregojnë se cilat janë arsyet që kanë ndikuar në këtë ngritje.

    Prishtina është dyndur nga banesat e ndërtuara.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në kryeqytet janë mbi 85 mijë banesa.

    E çmimi i tyre në vitin 2024 ka shënuar një rritje rekorde.

    “Ngritja e çmimeve më të mëdha që ka qenë, ka qenë dallim në çmim ndërmjet vitit 2023 dhe 2024. Ku çmimet minimale që kanë pësuar ngritje duhet të jenë ato për 40%, ndërsa maksimale shkojnë afër 80% që lagjet sikurse janë Lakërishte, Lagjja e Muhaxherëve, deri diku Dragodani, dhe Rruga B, kanë rritje deri ne 80%”, thotë Burim Halili nga agjensioni i patundshmërisë.

    Madje çmimet shkojnë deri në 2500 euro për metër katror varësisht se në cilat lagje gjenden.

    “Tek lagjja Lakërishtë, çmimi variojnë nga 2000 deri në 2500 varësisht prej fazës së ndërtimit nëse është i ndërtum ose është gjatë ndërtimit kemi çmim me të lira. Ndërsa në lagjen e Muhaxherëve të gatshmet variojnë nga 2000 te kompanitë me një cilësi më të mirë kurse të këto tjera deri 1800 euro”, shprehet ai.

    E sipas njohësit të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj kjo ka ndodhur për disa arsye.

    “Deri sa ka kërkesë është e natyrshëme që të ketë edhe rritje të çmimit, prapë këtu shihet se këtë rritje të çmimit e ka bërë të vetën që e ka bërë diaspora. E kemi një diasporë të fuqishme e cila ka bërë që të kemi rritje të çmimit, por njëherë duhet ta kemi të qartë që inflacioni në nivel botëror dhe rajonal ka bërë që kostoja e ndërtimit të rritet dhe rrjedhimisht banesat janë rritur dhe kjo po e rëndon qytetarin rezident”, thotë ai.

    Në bazë të regjistrimeve të fundit të bërë në Kosovë, numri i ndërtesave banesore është rritur 43% krahasuar me vitin 2011.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Janar 2025
    Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka reaguar pas sulmit në New Orleans ku mbetën të vdekur...
    Lajme01 Janar 2025
    Biznismeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli, i cili në kohëra të ndryshme ka pasur edhe poste të larta shtetërore si president, zëvendëskryeministër,...
    Lajme01 Janar 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje e ka vizituar strehimoren e viktimave të dhunës në familje në kryeqytet. Ajo tha se në...
    Të tjera
    Lajme01 Janar 2025
    Deri në 40 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Kështu bëhet e ditur...
    Lajme01 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë që nga sot më 1 janar ka marrë drejtimin e Këshillit të Presidencës së Bashkimit...
    Vip01 Janar 2025
    Një moment i këndshëm mes Drilonit dhe Sarës ndodhi në shtëpi teksa po bëheshin gati për të nisur ditën. Driloni me shumë...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Sulmet izraelite vranë të paktën 12 palestinezë në Rripin e Gazës, ndërsa lufta po vazhdon edhe me fillimin e vitit të ri....
    Lajme01 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka pritur delegacionin e qytetarëve boshnjakë dhe shqiptarë nga Bosnja dhe Hercegovina të cilët udhëtuan pa...
    Lifestyle01 Janar 2025
    Shigjetari, binjakët, ujori, akrepi dhe virgjëresha do të jenë pesë shenjat më të favorizuara financiarisht përgjatë gjithë vitit 2025. Sipas astrologëve këto...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.