×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtim dhe reduktime/ A rrezikon që Kosova të përballet me mungesë të rrymës gjatë dimrit?

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Me uljen e temperaturave, Kosova ka parashikuar të bëjë import shtesë të energjisë elektrike për të adresuar mungesën e prodhimit gjatë muajve të dimrit.

    Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji, vendi mund të përballet me sfida në furnizimin me energji, për shkak të rritjes së kërkesës.

    Megjithatë, ZRRE-ja thekson se janë bërë përgatitjet e nevojshme për të përballuar këto sfida.

    Deputeti i VV-së: KEK-u ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit

    Enver Haliti, deputet  nga Lëvizja Vetëvendosje,  ka deklaruar se dimri sjell një rritje të konsiderueshme të konsumit të energjisë elektrike, për shkak se shumë qytetarë përdorin energjinë për ngrohje, pasi alternativat e tjera janë të kufizuara.

    “Është e ditur që stina e dimrit shënon rritje të konsumit të energjisë elektrike, sepse një numër i madh i qytetarëve të Kosovës përdorin energjinë elektrike për ngrohje, në mungesë të alternativave tjera’’, tha Haliti për FrontOnline.

    Ai theksoi se KEK-u ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për sezonin e dimrit dhe se çmimi aktual i energjisë në bursë është i ulët. Haliti beson se me këto përgatitje, edhe ky dimër do të kalojë pa ndonjë problem të madh në furnizim.

    “KEK-u ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit, ndërsa çmimi aktual i energjisë në bursë është mjaft i ulët, besoj që edhe ky dimër do të kalojë pa ndonjë problem”, përfundoi Haliti.

    Pal Lekaj:  Qeveria “Kurti” dhe ZRRE-ja kanë shkelur të drejtat e qytetarëve dhe kanë dëmtuar xhepat e tyre,

    Pal Lekaj deputet nga AAK, kritikoi Qeverinë Kurti për dështimin dhe siç tha për keqpërdorimin e sektorit të energjisë. Ai theksoi se ky pushtet, në koordinim me ZRRE-në, ka sjellë reduktime të vazhdueshme të energjisë dhe rritje të çmimit, duke dëmtuar qytetarët dhe ndërmarrjet.

    “Qeveria Kurti ka dështuar dhe ka keqpërdorur me sektorin e energjisë së Kosovës. Ky pushtet në koordinim me ZRRE-në po mbyllë mandatin qeverisës, duke i sjellur qytetarëve në vazhdimësi reduktime të energjisë, dy herë rritje të çmimit të energjisë, vendosjen e normave të caktuara që kanë dëmtuar qytetarët dhe ndërmarrjet”, tha  Lekaj për FrontOnline

    Lekaj theksoi se pagesa e faturave për serbët në veri është bërë në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe kërkoi shkarkimin e Qeverisë dhe ZRRE-së për shkeljen e të drejtave të qytetarëve.

    “Pagesa  e faturave të serbëve në veri  është bërë në kurriz të qytetarëve të Kosovës. Thënë ndryshe Qeveria Kurti dhe ZRRE kanë shkelur të drejtat e qytetarëve dhe dëmtuar xhepin e tyre, prandaj ne si AAK në vazhdimësi kemi kërkuar shkarkimin e të dyjave”, theksoi Lekaj.

    Ai shpreson se nuk do të ketë probleme në furnizim gjatë dimrit.

    “Ne urojmë që të mos ketë probleme në furnizim të qytetarëve gjatë dimrit, por duke e njohur këtë strukturë udhëheqëse që menaxhojnë me energjinë, nëse do të këtë dimër të ftohtë qytetarët dhe bizneset do të kenë të njëjtat probleme. Ky pushtet, mos të harrojmë që me qasjen e gabuar për shtetin nuk arriti të investojë as në ndërtimin e termocentraleve të reja, e që e sjellë Kosovën brenda pak viteve në sfida të mëdha energjetike’’, përfundoi Lekaj

    Deputeti Shala: Nevoja për import të rrymës rezultat i keqmenaxhimit të skajshëm 4 vjeçar të  kësaj qeverie

    Deputeti nga PDK, Ferat Shala, e konfirmoi për FrontOnline  shqetësimin e ZRRE-së, duke theksuar se nuk janë bërë investime kapitale në sektorin energjetik, pavarësisht subvencioneve të shumta. Ai theksoi se linjat e prodhimit nuk janë përmirësuar dhe kapacitetet prodhuese vendore nuk janë rritur.

    “Është e vërtetë komunikata e ZRRE-së sepse ne tashmë nuk kemi bërë investime kapitale në sektorin energjetik përkundër qindra milionë eurove që janë dhënë subvencione , ne nuk kemi përmirësuar linjat e prodhimit dhe nuk kemi rritur kapacitetet prodhuese vendore, përkundrazi kemi një goditje në keq menaxhim”, tha Shala për FrontOnline.

    Ai përmendi se, përkundër konsumit të ulët gjatë verës, Kosova ka qenë importues i madh i energjisë, dhe me rritjen e konsumit në dimër, nevoja për import do të rritet. Sipas Shalës, kjo është pasojë e menaxhimit të keq gjatë katër viteve të fundit nga qeveria e Kosovës.

    Ajo çfarë është në nivel shqetësimi është ne që tashmë edhe gjatë sezonës se verës kemi qenë importues të mëdhenj të energjisë përkundër që konsumi nuk ka qenë shumë i madh ,tash me rritjen e konsumit do të rritet importi i energjisë pra nevoja për import si rezultat i keq menaxhimit të skajshëm 4 vjeçar të këtij sektori që ka bërë qeveria e Kosovës”, përfundoi Shala.

    Ekonomisti Kadriaj: Premtuan ulje të çmimit të rrymës, sollën shtrenjtim dhe reduktime

    Ekonomisti Mustafa Kadriaj thekson se është e rëndësishme të kemi në retrospektivë se kjo qeveri, para se të vije në pushtet, kishte premtuar uljen e çmimit të energjisë. Ai e citoi kryeministrin duke thënë se është e pakuptimtë të paguash kaq shumë për energji, por me ardhjen në pushtet, qytetarët kanë parë vetëm ngritje të çmimeve.

    “Ne duhet të kthehemi në retrospektivë  që kjo qeveri pa ardhur në pushtet është deklarua që do të tentojnë që të ulin çmimin e energjisë elektrike me arsyetimin e kryeministrit aktual që ne jetojmë do të thotë mbi pasuri dhe ashtu siç është deklaruar duke thënë se është e pakuptimtë të paguajmë aq shtrenjte, mirëpo me ardhjen në pushtet në vazhdimësi opinioni dhe qytetarët e dinë që në vazhdimësi ka pasur ngrije të energjisë elektrike’’, deklaroi Kadrijaj.

    Kadrijaj thekson se qeveria nuk ka bërë përpjekje për të fuqizuar prodhimin e energjisë, dhe politikat e saj vetëm kanë rënduar jetën e qytetarëve. Ai kritikoi rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe taksat e propozuara për “vetëdijësimin” e qytetarëve, duke theksuar se këto masa kanë rënduar më shumë situatën ekonomike të familjeve. Sipas tij, kostoja e energjisë është një barrë e rëndë për qytetarët, e cila vazhdon të rritet çdo ditë.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka folur për procesin zgjedhor në ShBA. Zeka u ndal në veçanti tek...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Jason Steinbaum, ish shef i stafit të kongresistit Eliot Engel, ka folur për zgjedhjet që po mbahen në Amerikë dhe raportet e...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Zgjedhja e amerikanëve më 5 nëntor do të ndihet anembanë globit – deri në Kosovë – dhe do t’i ndikojë politikat në...
    Të tjera
    Sport05 Nëntor 2024
    Kampionia e Kosovës, Trepça, ka pësuar një humbje të thellë me rezultat 87:54 ndaj skuadrës gjermane MHP RIESEN Ludwigsburg në ndeshjen e zhvilluar...
    Vip05 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka deklaruar në dhomën e rrëfimeve se nuk ndihet as e kërcënuar e...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, por pasojat që lanë serbët janë ende prezente.  Gjatë...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, gjatë ditës ka dhënë disa intervista për radio të ndryshme të...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Bitcoin po përballet me luhatje, në pritje të zgjedhjeve amerikane, por për disa ekspertë të tregut, ky është një zhvillim pozitiv për...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri duke analizuar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) mes Donald Trump dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.