Në një dyqan në Prishtinë gjithmonë verifikojnë paratë kur kryejnë shitje. Kjo për shkak se aty nuk është e rrallë që njerëzit të tentojnë të mashtrojnë me para.
Punëtori i këtij dyqani në Prishtinë, po sqaron se si veprojnë në këto raste.
Ai thotë që tentojnë të identifikojnë, pasi që rastet më të shpeshta janë me monedha metalike.
Ngjashëm veprojnë edhe në këtë lokal për ushqim.
Edhe këtu po thonë që rastet më të shpeshta kur njerëzit tentojnë të japin para të falsifikuara janë me para të hekurit.
Vetëm në njëzet e katërorëshin e fundit tri raste të ngjashme janë raportuar në Policinë e Kosovës.
Veçse një rast ka qenë me kartëmonedhë prej 100 eurosh, një tjetër me 500 euro.
E dikush në Prizren ka hasur në kartëmonesha 50 dollarëshe, të cilat dyshohen se janë falsifikuar.
Për T7 nga Policia e Kosovës kanë treguar sa të shpeshta janë këto raste.
Ndryshe, rastet e raportuara në polici në 24 orët e fundit kanë ndodhur nëpër disa pika të bankave komerciale në vend.