Milot Rashica është një nga lojtarët më të kërkuar të afatit kalimtar veror në tregun e transferimeve.
Sulmuesi i Werder Bremenit po numëron ditët e fundit te klubi gjerman i cili nuk arriti të mbijetonte në Bundesliga dhe edicionin e ardhshëm do bëj gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Mediat italiane kanë shkruar se është një tjetër klub italian që ka shprehur interesimin për ta transferuar vushtrriasin.
Është kjo Lazio që dëshiron t’ia shtojë vetës edhe një futbollist tjetër shqiptar.
Drejtori sportiv, Igli Tare ka filluar tashmë punën për ta sjellë në “Olimpico” sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.
“Biancocelesti” nuk do ta kenë aspak të lehtë një garë të tillë, pasi ka shumë klube të tjera që duan me ngulmë Rashicën.
Vetëm në Gjermani janë rreth pesë klube që dëshirojnë futbollistin këmbëshpejtë.
Bayern Munich, Wolfsburg, Eintracht Frankfurt, Leverkuseni e Leipzigu janë ekipet elitare që i janë vën pas Rashicës.
Në rast se ndodhë transferimi i Milot Rashicës te Lazio, ai do të gjejë aty bashkëkombasin e tij te Kombëtarja e Kosovës, Vedat Muriqin.