×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtohen shërbimet shëndetësore në Klinikën e Neurologjisë

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë bërë të ditur se Klinika e Neurologjisë ka aktivizuar hapësira dhe shërbime të reja të rëndësishme për trajtimin e pacientëve me probleme neurologjike.

    Është funksionalizuar reparti për trajtimin e pacientëve jashtë spitalor, ambulanca emergjente, hapësira për trajtimin e aksidentit akut iskemit trunor me trombolizë dhe qendra për strok.

    Janë funksionalizuar ambulancat specialistike, neurofiziologjike, neuropsikologjike, hapësirat për trajtimin e pacientëve me Sklerozën Multiple dhe ka filluar projekti nacional për SM, me të cilin të gjithë pacientët mbulohen me terapi imunomoduluese.

    Njoftimi i plotë:

    Ndonëse e ngarkuar me trajtimin e personave të prekur me COVID -19, në një pjesë të konsiderueshme të vitit 2020, Klinika e Neurologjisë në QKUK ka arritur me sukses të aktivizojë hapësira dhe shërbime të reja, shumë të rëndësishme për trajtimin e pacientëve me probleme shëndetësore neurologjike.

    Është funksionalizuar reparti për trajtimin e pacientëve jashtë spitalor, ambulanca emergjente, hapësira për trajtimin e aksidentit akut iskemit trunor me trombolizë dhe qendra për strok.

    Janë funksionalizuar ambulancat specialistike, neurofiziologjike, neuropsikologjike, hapësirat për trajtimin e pacientëve me Sklerozën Multiple dhe ka filluar projekti nacional për SM, me të cilin të gjithë pacientët mbulohen me terapi imunomoduluese.

    Gjithashtu, është trajnuar stafi dhe janë përpiluar protokollet për sëmundjen iskemike trunore, epilepsi dhe Skleroze Multiple.

    Vitin e shkuar, në Klinikën e Nuerologjisë janë kryer 6 mijë e 252 vizita ambulatore, 1mijë e 603 ekzaminime EEG, 819 ekzaminime EMNG, 659 ekzaminime Doppler, derisa janë ofruar 1 mijë e 422 shërbime në Kabinetin e Sëmundjeve Demilinizuese.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.