Sipas vjehërrit të viktimës i dyshuari ka vjedhur 600 euro teksa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Fsh. Davidovc, Shtime 09.11.2022 – 17:10. Viktima femër kosovare ka njoftuar se derisa ka qenë në shtëpi, ka hyrë një person i panjohur, i cili e ka goditur dhe lënë pa vetëdije. Sipas dëshmitarit (vjehërri i viktimës) nga dhoma ku ka ndodhur incidenti janë vjedhur 600€ para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është në hetime” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.