Policia amerikane ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që kanë kapur momentin kur një burrë i armatosur shtie me revole nga një veturë në lëvizje, duke qëlluar për vdekje dy adoleshentë që po luanin basketboll në New York.
Tre adoleshentë, të moshës 16, 17 dhe 18 janë qëlluar derisa po luanin basketboll në lagjen Cypress Hills në Brooklyn, por njëri prej tyre i ka mbijetuar më të keqes, transmeton Telegrafi.
16-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend të ngjarjes derisa 18-vjeçari që u qëllua në kokë ka ndërruar jetë në spital. E 17-vjeçari që u qëllua në këmbë i ka shpëtuar më të keqes.
Në anën tjetër detektivi i policisë së New Yorkut, Rodney Harrison, ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë gjatë ditës së sotme, ku shfaqen sulmuesi duke qëlluar nga një veturë në lëvizje në mes të ditës në qendër të qytetit.
Policët amerikanë kanë bërë të ditur se janë ende në kërkim të sulmuesit kurse identiteti i viktimave nuk është zbuluar.
Yesterday, at approximately 6:40 p.m., an unknown male opened fire while hanging out of the sunroof of a late model Honda CRV at George Walker Jr. Park. The perpetrator struck three people, killing two innocent teenagers playing basketball. pic.twitter.com/ewcgr42BdG
— Chief Rodney Harrison (@NYPDDetectives) July 27, 2020