×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti ua konfiskon 3 vetura të përfshirëve në vjedhjen e 2 milionëshit

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka urdhëruar sekuestrimin e tri veturave të personave që janë të përfshirë në vjedhjen e 2 milionëshit.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku është theksuar se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Drenas.

    “Drenas 09.10.2020 – NN. Me 24.10.2020 21:30. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë sekuestruar tri vetura. Rasti është duke vazhduar të hetohet”, njofton Policia.

    Katër herë me radhë, zyrtari i Thesarit dyshohet se ka transferuar 2,077,995.90 eurot e shtetit në llogarinë e kompanisë “LDA Group”, me bazë në Llapushnik të Drenasit, pronarët e së cilës ndodhen në arrati.

    Gazeta Express mëson nga burime të sigurta se në llogarinë e “LDA Gruoup” fillimisht ishin transferuar 622 mijë euro, herën e dytë 375 mijë, pastaj 330 mijë dhe për herë të fundit 750 mijë euro.

    Burime të Express bëjnë të ditur po ashtu se hetimi për këtë vjedhje përfshin 40 njerëz, të cilët në forma të ndryshme dyshohet se janë bërë protagonistë të këtij skandali.

    Skandali i vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i shtetit është planifikuar mbi një strategji që gjeti zbatim për 8 minuta, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

    Në kërkesën për caktimin e paraburgimin ndaj të arrestuarit Labinot Gruda, Prokuroria ka treguar se në Ministrinë e Financave, Labinot Gruda për 8 minuta kishte krijuar usera fiktivë që do të duhej të dukeshin si të ishin të punëtorëve të këtij dikasteri, e që do t’i mundësonin atij pastaj që kundërligjshëm t’i transferonte 2,077,995.90 euro në llogari të kompanisë “LDA Group”, pronë e Kadri dhe Valon Shalës, të cilët janë arratisur.

    Për të arrestuarin e vetëm për këtë rast, zyrtarin e Thesarit, Labinot Gruda, Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati ka adresuar akuza “të rënda” ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe kryeministrit...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga dega...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj akuzave që lidhen me procesin e subvencioneve dhe granteve në bujqësi, duke i cilësuar...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes Adanan Rrustemi, thotë se plani i opozitës është që VV-ja mos t’i ketë 61 deputetë, në mënyrë që ky...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Familja Llausha nga Vushtrria po kërkojnë drejtësi për vdekjen e vëllait të tyre Adem Laushës, i cili me 5 nëntor të këtij...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues prej shtatë (7) vite burgim dhe 1,500 euro gjobë ndaj të pandehurve Xh.Th. dhe...
    Vip18 Nëntor 2024
    Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Driloni dhe Edi kanë sfiduar njëri-tjetrin. Ata janë shtyre mes vete në rrëzimin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    “Hykmete Bajrami është zonjë e fortë”, në këtë mënyrë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar bashkëpartiaken...
    Sport18 Nëntor 2024
    Sonte Kosova do të përballet me Lituaninë nga ora 20:45, në stadiumin ”Fadil Vokrri”. ”Dardanët”, kanë treguar dy prej koregrafive që kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.