×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Shteti “paralel”/ Shkollat që nuk e respektuan vendimin e kryeministrit Hoti

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    E hëna në shkollën fillore të mesme të ulët “Qamil Batalli” në Prishtinë është ditë pune.

    Vogëlushët me çanta në krah erdhën këtu të mbajnë mësim, si zakonisht.

    Drejtori i tyre, Liridon Maliqi,më të arsyeshëm, e pa vendimin e Qeverisë sesa thirrjen e SBASHK-ut.

    “Sot të gjithë mësimdhënësit janë duke mbajtur mësim dhe të gjithë nxënësitkanë ardhur tashmë në dy ndërrimet e tyre të cilat i kanë në bazë të grupeve”, pohoi ai për Front Online.

    Por, jo krejt vepruan kështu.

    Për disa drejtorë të shkollave në kryeqytet më shumë vlejti apeli i sindikatës së tyre.

    STAND UP
    “Ndodhemi këtu në njërën prej klasave të shkollës fillore, “Pavarësia” në Prishtinë. Kjo klasë, por edhe të gjitha të tjerat këtu janë bosh, pa nxënës. Personeli i kësaj shkolle ka vendosur që të respektojë vendimin e SBASHK-ut që e hëna të jetë ditë pushimi shkaku i 28 nëntorit e jo atë të qeverisë që thotë të kundërtën”.

    Se kishte këso laramanie në kryeqytet e pranoi edhe kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

    Megjithatë, ky siguroi se komunat që nuk iu përgjigjën  pozitivisht thirrjes së tyre ishin pakicë në krahasim me shumicën, që bënë të kundërtën.

    “Nga raportet që flasin deri tani, del se 90 %  e insitutcioneve arsimor në nivel të vendit e kanë respektuar qëndrimin e SBASHK-ut që dita e sotme të jetë ditë pushimi ashtu siç thuhet në kalendarin e MASHT-it e në shenjë respekti për dit֝ën e  Flamurit”, u shpreh ai për Front Online.

    Kjo nuk është hera e parë që Qeveria dhe SBASHK-u përplasën mes vete.
    Njëjtë ndodhi edhe viteve paraprake lidhur me grevat e mësimdhënësve.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj vendimit të kryesuesit për të mbajtur seancën konstituive në orën 22:00. Mushkolaj përmes një postimi në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Gjykatës Speciale që nga fillimi i ka munguar një mekanizëm mbikëqyrës....
    Lajme26 Korrik 2025
    Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Zjarret kanë shpërthyer edhe në disa fshatra të Suharekës. Kreu i kësaj Komune ka bërë thirrje për ndihmë. Ai ka treguar se...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.