E hëna në shkollën fillore të mesme të ulët “Qamil Batalli” në Prishtinë është ditë pune.
Vogëlushët me çanta në krah erdhën këtu të mbajnë mësim, si zakonisht.
Drejtori i tyre, Liridon Maliqi,më të arsyeshëm, e pa vendimin e Qeverisë sesa thirrjen e SBASHK-ut.
“Sot të gjithë mësimdhënësit janë duke mbajtur mësim dhe të gjithë nxënësitkanë ardhur tashmë në dy ndërrimet e tyre të cilat i kanë në bazë të grupeve”, pohoi ai për Front Online.
Por, jo krejt vepruan kështu.
Për disa drejtorë të shkollave në kryeqytet më shumë vlejti apeli i sindikatës së tyre.
STAND UP
“Ndodhemi këtu në njërën prej klasave të shkollës fillore, “Pavarësia” në Prishtinë. Kjo klasë, por edhe të gjitha të tjerat këtu janë bosh, pa nxënës. Personeli i kësaj shkolle ka vendosur që të respektojë vendimin e SBASHK-ut që e hëna të jetë ditë pushimi shkaku i 28 nëntorit e jo atë të qeverisë që thotë të kundërtën”.
Se kishte këso laramanie në kryeqytet e pranoi edhe kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
Megjithatë, ky siguroi se komunat që nuk iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së tyre ishin pakicë në krahasim me shumicën, që bënë të kundërtën.
“Nga raportet që flasin deri tani, del se 90 % e insitutcioneve arsimor në nivel të vendit e kanë respektuar qëndrimin e SBASHK-ut që dita e sotme të jetë ditë pushimi ashtu siç thuhet në kalendarin e MASHT-it e në shenjë respekti për dit֝ën e Flamurit”, u shpreh ai për Front Online.
Kjo nuk është hera e parë që Qeveria dhe SBASHK-u përplasën mes vete.
Njëjtë ndodhi edhe viteve paraprake lidhur me grevat e mësimdhënësve.