×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti pagoi mbi një milion euro për bileta fluturimesh – pa dëshmi se çmimi ishte real

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Institucionet paguan mbi një milion euro për bileta pa dëshmi se çmimi ishte real.

    Një dokument përmban të dhëna për 8,570 aviobileta, për të cilat shteti ka paguar mbi 4 milionë euro në 20 muajt e fundit. Pagesat janë bërë në bazë të raportit të përgatitur nga “Malësia Reisen”, kompani të cilën Agjencia Qendrore e Prokurimit e ka kontraktuar në dhjetor të 2018-s për të ofruar shërbime të transportit ajror për të gjitha institucionet shtetërore, raporton KTV.

    Por, televizioni ka gjetur se për 2,266 nga këto bileta mungojnë të dhënat në raportet e nxjerra nga Billing and Settlement Plan (BSP), sistem ndërkombëtar që tregon çmimin real të shitjes. Kësisoj, institucionet e kanë paguar kompaninë për këto bileta, pa dërguar ajo në AQP dëshmi të besueshme, që tregojnë nëse çmimi ishte real, ose nëse biletat ishin blerë vërtet apo jo.

    Raporte të nxjerra nga sisteme relevante ndërkombëtare që dëshmojnë vërtetësinë e çmimeve për udhëtim nëpërmjet transportit ajror nuk janë prezantuar as pas gjashtë muajsh, prej kur ato janë kërkuar.

    Në “Malësia Reisen” kanë refuzuar të flasin, por në një përgjigje të dhënë në muajin shkurt, përfaqësues të saj kishin theksuar se për secilën biletë e posedojnë edhe dëshminë nga sistemi BSP. Ndërkaq këtë javë janë sprapsur nga kjo përgjigje dhe kanë dhënë një justifikim për mospërputhjet në numrin e biletave të raportuara.

    “Sistemi i BSP-së është e vërtetë që raportohet në AQP dhe çdo biletë është raportuar. Biletat online apo sisteme të tjera alternative po ashtu raportohen në AQP. Mospërputhja është se biletat online nuk mund të raportohen në BSP, pasi që nuk shtypen në BSP”, është thënë prej saj.

    Në AQP kanë paralajmëruar se mund të ndërmerret një proces verifikimi i biletave dhe çmimeve.

    “AQP-ja rezervon të drejtën që gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, pa paralajmërim, të inspektojë ofruesin e shërbimeve për të kontrolluar se çmimet e lëshuara nga sistemi BSP përputhen me çmimet e biletës elektronike të dorëzuar me faturë, apo edhe çdo formë tjetër të kontrollit për shërbimet që hyjnë në fushën e kësaj kontrate dhe për çdo mashtrim AQP-ja do të ndërpresë menjëherë kontratën dhe do të konfiskojë sigurimin e ekzekutimit të kontratës (vlera e të cilit është 650 mijë euro v.j.)”, kanë thënë nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.

    Në bazë të kontratës me AQP-në, del se “Malësia Reisen” fiton 37,500 euro nga tarifa e shërbimit, ndërsa vetëm kostoja për pagat e dy punëtorëve e konsumon pothuajse gjithë këtë shumë.

    Përpara kësaj kontrate, fitues i tenderit për shërbime të transportit ajror ishte konsorciumi “Altavia Travel & AS Travel”. Ai kishte fituar falë ofertës akoma më të lirë për tarifë shërbimi.

    Atëkohë Agjencia Kundër Korrupsionit kishte angazhuar konsulentë për të kalkuluar koston e shpenzimit për realizimin e kontratave të kësaj natyre dhe kishte konstatuar se bëhej fjalë për “çmim jo-normalisht të ulët”. Njëkohësisht, kishte dhënë një alarm.

    “Agjencia Kundër Korrupsion ka informacione se operatorët ekonomikë mund ta ndryshojnë çmimin e biletës në sistem me rastin e printimit të biletës, andaj ky fakt iu lë mundësi shumë të madhe që operatorët ekonomikë të manipulojnë me çmime të biletave”, ishte thënë nga AKK-ja.

    Në AQP kanë thënë ta kenë marrë në konsideratë këtë opinion, porse Organi Shqyrtues i Prokurimit, që njihet si Gjykatë e Tenderëve, nuk ka lejuar që të shpallen të papërgjegjshme kompanitë të cilat kishin ofruar oferta me çmim “jo-normalisht të ulët”.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë i kanë mbyllur, e tani po i hapin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Të mërkurën është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian. "Vonesat dhe lufta për të hartuar së bashku reformat në...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj rastit të gazetarit Vehbi Kajtazi, duke vlerësuar se zbulimi i pajisjes së përgjimit, është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Një taksë që ka reduktuar konsumin e qeseve plastike në Suedi me më shumë se tre të katërtat në katër vjet do...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur një postimi në Facebook të ministrit të Financave, Hekuran Murati, mbi fitimet e Trustit....
    Lajme31 Tetor 2024
    Pasditen e sotme është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. Dridhja e tokës ishte me intensitet prej 2,3 shkallëve sipas Rihterit Epiqendra...
    Lajme31 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kthyer sot një deklaratë të vitit të kaluar të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se ‘fitimi...
    Lajme31 Tetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre policëve, të cilët dyshohet se kanë arrestuar një punonjës të sigurimit për Misionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.