Sllovenia më 15 maj ishte bërë shteti i parë evropian që e kishte shpallur fundin e pandemisë COVID-19.
Sllovenia atëbotë kishte deklaruar se përhapja e COVID-19 është nën kontroll dhe nuk ka më nevojë për masa të jashtëzakonshme.
Mirëpo, pesë muaj më vonë, Sllovenia ka regjistruar rekord të rasteve ditore dhe shifrat vetëm sa po vazhdojnë të rriten. Shteti me afro dy milionë banorë, ka njoftuar të mërkurën për numrin më të madh të infektuarve brenda një 24 orëshi. Janë regjistruar 707 raste të reja. Shifra ka ardhur nga 4902 testimet ë bëra.
Po ashtu kanë vdekur edhe dy pacientë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Numri i pacientëve me COVID-19 në spitale është rritur për 30, duke e çuar shifrën në 210.