Nora Gjakova është shpallur kampione olimpike në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Në finale, xhudistja shqiptare arriti ta mposhtë me lehtësi francezen Sarah Leona Cysique, raporton FrontOnline.
Kështu, Nora ia arriti ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kosova ka fituar dy medalje të Arta në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio të Japonisë.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova rrëmbyen medaljet e Arta në këtë garë.
Kosova është në vendin e shtatë në renditjen e shteteve në Lojëra Olimpike duke lënë mbrapa shumë shtete të mëdha.
Renditjen e kryesojnë SHBA dhe Kina./FrontOnline/