×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shtesat/Murati tregon si llogaritet paga për ata që kanë përvojë pune

    FrontOnline
    03 Shkurt 2023

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar sot punën e shtesave, në Komisionin për Buxhet. Ai e ka marrë shembull shtesën e përvojës së punës.

    Murati ka thënë se 105 euro është koeficienti i pastër, derisa ka treguar se kjo vlerë shkon më lartë për ata që kanë përvojë pune.

    Për ata që kanë 10 vjet përvojë pune, Murati ka sqaruar se shtesa e përvojës së punës është 2.5 përqind dhe nëse përkthehet kjo në koeficient i bie të jetë 107.6 euro, për ata me 20 vjet koeficienti i bie të jetë 111.6 euro, për ata me 30 vjet 116.8 euro, derisa ata me 40 vjet përvojë pune, koeficienti i bie të jetë 122 euro, raporton express.

    “Shpeshherë kur po bëhen krahasime, po bëhen krahasime të pagës bruto me të gjitha shtesat që është aktuale me vetëm pagën bazë bruto dhe natyrisht ky është krahasim i pasaktë për shkak se nuk është krahasimi i njejtë. Psh nëse e marrim vetëm shtesën e përvojës së punës tani që llogaritet mbi pagën bazë dhe nëse do ta transferoni në koeficient, ta zëmë nëse dikush ka përvojë pune 0 vite, e ka vetëm koeficientin e pastër bazë 105. Por, nëse dikush do të kishte 10 vite përvojë pune, shtesa e përvojës së punës është 2.5 përqind ose nëse shumëzohet me koeficient do të dilte 107.6 koeficienti. Nëse do të kishte 20 vjet përvojë pune, shtesa për përvojën e punës për 20 vite është 6.25 përqind apo koeficienti do të përkthehej në 111.6 ose nëse shkojmë deri në 40 vite përvojë pune, shtesa e përvojës së punës është 16.25 përqind ose nëse do të shumëzohej me koeficientin, do të kishim një koeficient 122, pra dikush me 40 vjet përvojë pune, normalisht paguhet më shumë si rezultat i shtesës së përvojës dhe kjo është vetëm njëra nga shtesat që është shtesë universal. Për 30 vite, është 11.25 përqind që i bjen nëse përkthehet te vlera e koeficientit, shumëzohet është  116.8 apo afërsisht 117”, ka thënë Murati në komision”, tha Murati në Komision.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahet Komisioni i...
    Lajme13 Janar 2025
    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur para klinikës së Onkologjisë. Aty, ajo i kryen seancat e rrezatimit...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin këtë të hënë para...
    Lajme13 Janar 2025
    Ferat Shala, nga PDK, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qirave të shtrenjta të institucioneve shtetërore. Ai...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, sot do të shkojë në Krushë, ku do ta vizitojë kooperativën “Krusha”. “Kandidati për Kryeministër...
    Lajme13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Lajme13 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje të herëpashershme të borës teksa temperaturat do të qëndrojnë në...
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.