Një zyrtar në një bankë private në Shtërpcë ka raportuar në Polici se një person ka deponuar në bankë një kartmonedhë në vlerë prej 500 euro të falsifikuar.
Nuk raportohet për të arrestuar.
“MONEDHË E FALSIFIKUAR- Shtërpcë 08.03.2023 – 13:35. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në një bankë private ka njoftuar se nga një klient mashkull kosovar është deponuar në bankë një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme. Nuk raportohet për të arrestuar.”