Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden po i ndjek zhvillimet që po ndodhin në Siri.
Kjo është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.
Ndryshe, më herët Associated Press njoftoi se televizioni shtetëror sirian ka transmetuar një video deklaratë nga një grup, të cilit thonin se presidenti Bashar Assad është rrëzuar dhe të gjithë të burgosurit në burgje janë liruar.