Shtëpi banimi e lokale afariste nën ujë, shembet edhe ura në rrugën “Martirët e Dritanit” në Drenas
Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar probleme në disa vende të Kosovës.
Uji hyri edhe nëpër shumë shtëpi banimi e lokale afariste. Madje edhe shumë rrugë u bënë të pakalueshme.
Së fundmi shkak i vërshimeve, është shembur edhe rruga “Martirët e Dritanit” e cila të shpien në fshatin Dritan të Drenasit.
E kjo rrugë aktualisht është bllokuar nga uji.
Edhe magjistralja Pejë-Prishtinë është bllokuar shkak i reshjeve të mëdha të shiut e ku janë krijuar edhe kolona të gjata.