Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka shkruar se nëntori i Anton Çettës u begatua edhe me një nismë.
Dumoshi shkruan se kuvendi komunal i Prishtinës ka miratuar propozimin për vendosjen e shtatores së Anton Çettës në parkun para Fakultetit Filologjik.
I paharruar qoftë emri i profesor Anton Çettës, shkruan Dumoshi.
Ky është postimi i saj i plotë:
Nëntori i Anton Çettës sapo u begatua edhe me një tjetër nismë.Kuvendi Komunal i Prishtinës sot miratoi propozimin për vendosjen e shtatores së prof. Anton Çettës në parkun para Fakultetit Filologjik në Prishtinë.
Me këtë shtatore do t’i bëjmë nderë figurës së shquar të një njeriu të madh, i bëjmë nderë familjes së tij por dhe vetvetes si bartës e përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të Kosovës – që nuk po e lëmë në harresë të kaluarën tonë por po i japim vendin e merituar për kontributin e jashtëzakonshëm në historinë e re të Kosovës.I paharruar qoftë emri i profesor Anton Çettës.