×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Shtatë vetë përleshen pas një mosmarrëveshje rreth pronës në Istog

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Të dielën rreth orës 19:20, në fshatin Zhakovë të Komunës së Istogut, pas një mosmarrëveshje rreth një prone publike që e kishin palët mes veti, shtatë persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje masive në mes veti.

    Personat e dyshuar (të gjinisë mashkullore E. I, U. I, E. I, L. I, I. I, V. I dhe XH. I), tri (3) viktima (të gjinisë femërore A. I, SH. I, dhe L. I) si dhe një dëshmitar (i gjinisë mashkullore B. I) janë anëtarë të dy familjeve të afërta me njëra-tjetrën (vëllezër dhe kushërinj).

    “Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta ku të gjithë personat e dyshuar dhe viktimat kanë pësuar lëndime trupore”.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

    Të dyshuarit dhe viktimat kanë marrë trajtim mjekësorë në QMF në Istog si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas janë intervistuar në Stacionin Policor në Istog, me urdhër të Prokurorit, gjashtë (6) persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar procedurë të rregullt.

    Ndërlidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri automatike (AK-47) dhe një karikator i zbrazët (pa municion). Arma e konfiskuar nuk ishte përdorur në rastin e lartë cekur mirëpo i dyshuari e posedonte atë në mënyrë ilegale.

    Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti Lëndim i rëndë truporë është kompletuar dhe përmes kallëzimit penal i adresohet Prokurorisë në procedurë të shpejtë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.