×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtatë të arrestuar në Tiranë, kishin përshtatur depon për kultivim kanabisi

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Policia e Tiranës ka arrestuar 7 shtetas, 3 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në një godinë që kishte lidhje të paligjshme elektrike.

    Krahas këtyre është shpallur në kërkim një shtetas tjetër dhe është proceduar penalisht një 39-vjeçare, për moskallëzim krimi.

    Shtetasit Erlind Tresa, 28 vjeç, Reshit Tresa,57 vjeç, Asqeri Likaj, 59 vjeç, Elvis Lala, 26 vjeç, dhe Sajmir Karaj, 46-vjeç në një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

    46-vjeçari, Sajmir Karaj i shpallur në kërkim është organizatori i aktivitetit të paligjshëm, njëkohësisht edhe daja i shtetasit Erlind Tesa.

    Personat e arrestuar kishin banesën afër magazinës dy katëshe në Selitë.

    Edhe pse kati i dytë ishte i privatizuar dhe kishte tre pronarë, është lënë i braktisur.

    Të dyshuarit kanë parë që nuk interesohej asnjë person dhe nuk ishte në funksion kati i dytë, e kështu e kanë shfrytëzuar në mënyrë të fshehtë për ta përshtatur në shtëpi bari.

    Ndërsa energjinë elektrike e kanë marrë nga kati i parë duke krijuar lidhje të paligjshme.

    Punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

    Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Mars 2025
    Euronews Serbia ka raportuar për një vizitë në Beograd të Donald Trump Jr, djali i presidentit të ShBA-së Donald Trump. Ky medium...
    Bota/Rajoni11 Mars 2025
    Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë filluan bisedimet e tyre në Arabinë Saudite të martën për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës...
    Bota/Rajoni11 Mars 2025
    Më shumë se 30 shefa ushtarakë nga e gjithë bota janë mbledhur sot në Paris për të diskutuar krijimin e një force...
    Të tjera
    Sport11 Mars 2025
    Mesfushori francez, Paul Pogba, ka mbetur jashtë fushës për një kohë shkaku i një pezullimi nga dopingu. Pogba tani është i lirë...
    Lajme11 Mars 2025
    Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në paraburgim, Haxhi Shala kishte bërë ankesë në...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin. Policia ka konfiskuar një brisk, ndërsa i dyshuari...
    Lajme11 Mars 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar demonstratat studentore në përvjetorin e 44-të. Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se kujtimi...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa...
    Kronika11 Mars 2025
    Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë e dy të tjera në Istog. Kjo u bë e ditur nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.